Burimi: El-Iman el-Eusat, fq. 445, 456
Dashuria e Ebu Talibit për Pejgamberin ﷺ ishte për shkak të lidhjes familjare dhe nuk ishte dashuri për hir të Allahut. Ebu Talibi e ndihmoi dhe e mbrojti Pejgamberin ﷺ për t’i dalë në mbrojtje prejardhjes dhe lidhjes familjare, për këtë arsye Allahu nuk e pranoi këtë dashuri prej tij. Sikur kjo mbrojtje të vinte nga imani në zemër, Ebu Talibi patjetër që do ta shqiptonte Shehadetin (Dëshminë). Shkaku që e shtyri Ebu Talibin që ta mbrojë Pejgamberin ﷺ ishte fanatizmi për të dalë në mbrojtje të familjes së tij, i cili fanatizëm e pengoi atë nga thënia e Shehadetit...
Po ashtu ishte përhapur lajmi se Ebu Talibi e dinte Profetësinë e Muhamedit ﷺ dhe për këtë kishte thurur vargje poezie duke thënë: “Unë e di se feja e Muhamedit është nga fetë më të mira të njerëzimit.” Por ajo që e pengoi atë të pranojë Teuhidin dhe Profetësinë ishte dashuria për fenë e të parëve të tij dhe nuk donte që populli i vet ta shajnë atë. Përderisa dijes së Ebu Talibit që kishte në zemër (për Profetësinë e Muhamedit) nuk iu bashkëngjitën dashuria dhe nënshtrimi ndaj Allahut, të cilat e pengojnë të kundërtën e kësaj, e që janë dashuria për të pavërtetën dhe urrejtja e të vërtetës, atëherë ai s’ka qenë besimtar (Musliman).
Përktheu: Jeton Shasivari