Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Pra, mos u mburr kurrë me pasurinë tënde, as me bukurinë tënde, as me trupin tënd, as më fëmijët e tu, as me prejardhjen tënde, as me makinat e tua, me asgjë të kësaj botë, por nëse Allahu të ka dhënë takua (frikë ndaj Allahut), atëherë kjo është prej mirësisë së Allahut që të ka dhënë ty, falenderoje Allahun për këtë.
(Hadithi) thotë: “...porse shikon në zemrat tuaja...” Zemrat janë qarku, dhe kjo e mbështet hadithin që e përmendi autori në fillim të librit: “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve.” Zemrat janë qarku. Sa e sa njerëz, në pamje të jashtme vepra e tyre duket e saktë, e mirë, dhe e shëndoshë, por kur ajo vepër ndërtohet mbi diçka të prishur, atëherë ajo vepër prishet. Nijeti (qëllimi) është baza.
Sheh dy njerëz që falen në një rresht të vetëm, me një imam të vetëm, dhe në mes dy namazeve të tyre ka (largësi) sikur lindja nga perëndimi. Përse?! Sepse zemra e njërit prej tyre është e shkujdesur (gafil), ndoshta edhe fal namaz sa për sy e faqe – kërkojmë mbrojtje prej Allahut –, dhe e dëshiron këtë botë përmes namazit. Kurse zemra e tjetrit është e pranishme dhe synon me namazin e tij Fytyrën e Allahut dhe pasimin e Sunetit të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Andaj, ka dallim të madh ndërmjet këtyre dyve. Pra, dija është ajo që është në zemër, dhe sipas asaj që është në zemër, do të jetë shpërblimi Ditën e Gjykimit. Siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
إِنَّهُ عَلَىٰ رَجْعِهِ لَقَادِرٌ ﴿٨﴾ يَوْمَ تُبْلَى السَّرَائِرُ
“Pa dyshim se Ai është i Plotfuqishëm që t’i kthejë ata (në jetë). Ditën kur të gjitha të fshehtat (veprat e mira, si: namazi, agjërimi, zekati etj.) do të zbulohen.” Et-Tarik, 8-9
Do të vlerësohen të fshehtat, jo të dukshmet. Në dunja gjykimi në mes njerëzve bëhet në bazë të asaj që është e dukshme, për shkak të fjalës së Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Unë gjykoj për të në bazë të asaj që dëgjoj.” Kurse në akhiret, dija është në bazë të asaj që është e fshehtë. E lusim Allahun që të na pastrojë të fshehtat tona dhe tuajat.
Dija është në bazë të asaj që është e fshehtë. Nëse të fshehtat janë të mira, të sakta, atëherë përgëzohu me mirësi, dhe në qoftë se është tjetra (e kundërta), i ke humbur të gjitha të mirat.
أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِي الْقُبُورِ وَحُصِّلَ مَا فِي الصُّدُورِ
“A nuk e din ai (njeriu) se kur do të nxirren jashtë ato që gjenden nëpër varre (njerëzit). Dhe do të shfaqet ajo që është nëpër gjokse (qoftë e mirë apo e keqe).” El-‘Adijat, 8-9
Pra, dija është ajo që është në zemër. Kur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij dhe i Dërguari i Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në Sunetin e tij e theksojnë pastrimin e nijetit. Atëherë, është obligim për njeriun që ta pastrojë nijetin e tij, ta pastrojë nijetin e tij, të shikojë se çfarë dyshimi ka në zemrën e tij dhe kështu ta largojë këtë dyshim me bindje. Si ashtu? Njeriu thotë se nëse ka dyshim si ta ndërroj me bindje?! Të shikojë tek shenjat (argumentet).
إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِّأُولِي الْأَلْبَابِ ﴿١٩٠﴾
“Me të vërtetë në krijimin e qiellit dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës dhe ditës, ka shenja (argumente) për njerëzit që kuptojnë.” Ali-Imran, 190
إِنَّ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَآيَاتٍ لِّلْمُؤْمِنِينَ ﴿٣﴾ وَفِي خَلْقِكُمْ وَمَا يَبُثُّ مِن دَابَّةٍ آيَاتٌ لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ ﴿٤﴾
“Vërtetë në qiell dhe në tokë ka argumente për besimtarët. Edhe në krijimin tuaj dhe në atë që e kemi shpërndarë në tokë (prej kafshëve, shpezëve, etj.) janë shenja (argumente) për një popull që e kanë fenë (Islame) me bindje.” El-Xhathijeh, 4
Pra, ti! Shiko në shenjat e Allahut. Nëse shejtani hedh dyshime në zemrën tënde, shiko në shenjat e Allahut, shiko në këtë gjithësi. Shiko kush e sistemon atë! Shiko si ndërrohet gjendja, se si Allahu i bën të kalojnë ditët në mes njerëzve në mënyrë që ta dish se kjo gjithësi ka një Sistemues, një të Gjithëdijshëm – ‘Azze ue Xhel-le.
Pastroje zemrën tënde nga shirku. Si ta pastroj zemrën time nga shirku?! E pastroj zemrën time duke i thënë vetes: “Me të vërtetë njerëzit nuk do më bëjnë dobi mua. Nëse nuk i bindem Allahut, njerëzit nuk do më shpëtojnë nga dënimi, e nëse i bindem Allahut, njerëzit nuk do të më japin sevape.” Kush është ai që të jep ty sevape? Ai është Allahu. Kush është ai që e largon prej teje dënimin? Ai është Allahu.
Kur çështja është kështu, atëherë pse i bën shirk Allahut (duke bëre vepra sa për sy e faqe, sh.p.)? Përse e bën nijet me adhurimin tënd që t’i afrohesh krijesave? Andaj, ai që kërkon afrim tek krijesat me atë që kërkohet afrim tek Allahu, Allahu largohet nga ai, si dhe krijesat largohen nga ai. Do të thotë se, afrimi që u bën krijesave me atë që e afron tek Allahu, nuk shton vetëm se largim nga Allahu dhe nga krijesat. Sepse nëse Allahu është i kënaqur me ty, edhe njerëzit kënaqen me ty, dhe nëse Allahu zemërohet me ty, edhe njerëzit kanë për t’u zemëruar me ty. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga zemërimi dhe dënimi i Allahut.
E rëndësishme o vëlla! Shëroje zemrën. Shëroje zemrën vazhdimisht. Ji prej atyre që vazhdimisht e pastrojnë zemrën derisa të ndryshojë ajo.
Siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
أُولَـٰئِكَ الَّذِينَ لَمْ يُرِدِ اللَّـهُ أَن يُطَهِّرَ قُلُوبَهُمْ
“...ata janë zemrat e të cilëve Allahu nuk do t’i pastrojë...” el-Maideh, 41
Pra, pastrimi i zemrës është një çështje tejet e rëndësishme.
E lus Allahun që ta pastrojë zemrën time dhe zemrat tuaja dhe të na bëjë neve të sinqertë ndaj Tij dhe të na bëjë pasues të Dërguarit të Tij.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari