Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin (1421 h.)
Burimi: el-Menahij el-Lefdhije, fq. 194-195
Pyetje: Çfarë gjykimi ka fjala “U varros në banesën e fundit” të cilën e thonë disa njerëz?
Përgjigje: Fjala “U varros në banesën e fundit,” është haram dhe nuk lejohet, ngase kur ti thua “U varros në banesën e fundit” kjo nënkupton që varri është vendi i fundit për të dhe kjo fjalë mohon ringjalljen. Të gjithë Muslimanët e dinë se varri nuk është vendi i fundit, ndryshe nga ata që nuk besojnë në Ditën e Fundit, të cilët thonë se është vendi i fundit, ndërsa për Muslimanin varri nuk është vendi i fundit.
Një dëgjoi një njeri duke recituar fjalën e Allahut të Lartësuar:
﴿أَلْهَاكُمُ التَّكَاثُرُ ﴿١﴾ حَتَّىٰ زُرْتُمُ الْمَقَابِرَ﴾
“Juve ju hutoi grumbullimi (i të mirave të dunjasë); derisa t’i vizitoni varrezat.” Et-tekathur, 1-2
Me këtë rast, ai tha: “Pasha Allahun! Ai që është vizitor, nuk është vendas.” Sepse ai që shkon për vizitë në një vend, do të largohet.
Andaj, ringjallja patjetër që do të ndodh dhe këtë më lart që e tha ai arabi, është e saktë. Pra, është obligim që kjo shprehje të lihet, sepse nuk thuhet për varrin se është “Banesa e fundit” ngase vendi i fundit është ose Xheneti, ose Zjarri në Ditën e Kijametit.
Përktheu: Jeton Shasivari