Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, Shejkh i nderuar. Kemi ca pyetje që kanë ardhur në këtë emision përmes rrjeteve sociale. Me ne është Ebu Aisheh el-Fadli nga Kuvajti i cili po pyet dhe thotë: çfarë gjykimi ka fjala e personit “Unë kam besim në vetvete”?
Përgjigje: Kjo është fjalë e njerëzve të paditur, e cila nuk merret parasysh. Askush nuk duhet të ketë besim në vetvete. Siç ka thënë i Madhëruari dhe i Lartësuari për Jusufin, alejhi selam:
﴿وَمَا أُبَرِّئُ نَفْسِي إِنَّ النَّفْسَ لَأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّي ﴾
“Unë nuk e pastroj veten time. Vërtet vetvetja është prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im...” Jusuf, 53
Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, ka thënë:
﴿ فَلَا تُزَكُّوا أَنْفُسَكُمْ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اتَّقَى﴾
“Andaj, mos i konsideroni vetet tuaja të pastra. Ai është më i Dituri se kush është i devotshëm.” En-Nexhm, 32
Përktheu: Jeton Shasivari