Bismilah...

Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira. Pyetësi thotë: po përdoren shumë shprehje si besimi në vetveten”, “mbështetja në vetveten”. A janë të sakta këto shprehje?

Përgjigje: Besimi në vetveten, siç thotë Ibën Kajjimi Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, në librin “Medarixhu-Salikin” është “përmbledhje e shkurtër e mbështetjes në Allahun (teuekkul-it) dhe ajka e saj.” Teuekkul-i nuk duhet të jetë në diçka tjetër përveç se në Allahun. Pra, besimi i cili është përmbledhja e teuekkul-it dhe ajka e saj, nuk duhet të jetë në diçka tjetër vetëm se në Allahun.

Shejkh Muhamed bin Ibrahim, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, është pyetur në koleksionin e fetvave të tij, se a i lejohet dikujt të thotë “Vetëbesimi” apo “Unë kam besim në vetveten”, kështu ai, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, dha fetva se kjo shprehje nuk lejohet; po ashtu ai tha: “Si e thotë atë fjalë, kurse është transmetuar një lutje në të cilën thuhet “O Allah, mos më lër që të mbështetem në veten time as sa një përpëlitje e syrit.

Pra, shprehjet “besimi në vetveten,” “mbështetja në vetveten” janë të gjitha shprehje moderne. Shumë nga këto shprehje janë të futura te ne, të cilat nuk ekzistonin te njerëzit e dijes dhe te të mëhershmit. Shprehjet e këtilla lindën si pasojë e kuptimit dhe dijes se cekët ndaj udhëzimit të saktë dhe rrugës së drejtë që janë të bazuara në Librin e Allahut dhe Sunnetin e Pejgamberit të Tij, paqja, lavdërimet dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të. Ky është njëri aspekt si pasojë e të cilës vijnë këto shprehje.

Aspekti tjetër për shkak të cilit lindin këto shprehje është: se njerëzit i japin shumë rëndësi lidhjes me shkaqet dhe animit në këto shkaqe. Për këtë arsye, ai që është i stërvitur për të ushtruar një mjeshtri, ose i njeh mjetet dhe mënyrat e komunikimit dhe marrëdhënieve me njerëzit, si dhe gjëra të këtilla, këto gjëra i shikon si shumë të mëdha për veten e tij, ndoshta si pasojë e lidhjes së tij me këto gjëra, lindin këto shprehje “besimi në vetveten,” “mbështetja në vetveten” si dhe fjalë të ngjashme si këto.

 

Përktheu: Jeton Shasivari