Bismilah...

Burimi: Sherh Rijad es-Salihin, vëll.1/fq.34-35

 

E kemi detyrë që t’i përkujtojmë të gjithë njerëzit e thjeshtë se thirrja për çlirimin e vatanit e të ngjashme si kjo, është thirrje e papërshtatshme dhe se është obligim që njerëzit të përgatiten me përgatitje fetare dhe duhet të thuhet që: ne e mbrojmë fenë tonë përpara çdo gjëje, ngaqë vendi ynë është vend me fe, është vend Islam që ka nevojë për ruajtje dhe mbrojtje. Ne duhet patjetër që ta mbrojmë vatanin me këtë nijet.

Kurse mbrojtja e vendit me nijetin për të mbrojtur vatanin apo me nijetin për të mbrojtur kombin, këtë gjë e bën edhe qafiri edhe muslimani. Ai që ka këtë nijet, kjo s’do t’i bëjë dobi atij në Ditën e Kijametit. Nëse ai vritet duke mbrojtur vatanin me këtë nijet, atëherë ai nuk është shehid, sepse Pejgamberi është pyetur për njeriun që lufton për fanatizmin që ka për fisin e tij, për atë që lufton për trimëri dhe për atë që lufton që të ketë një pozitë, cili nga këta lufton në rrugë të Allahut? Ai tha:

منْ قاتلَ لِتَكُونَ كَلِمةُ اللهِ هيَ العُلْيَا فَهُوَ فِي سَبِيلِ الله.

Ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, pikërisht ky është ai që lufton në rrugë të Allahut.”

Kini kujdes këtë kushtin: Ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta e jo që luftoi ngaqë ai ishte vatani i tij. Nëse ti lufton për vatanin, atëherë ti dhe qafiri jeni njësoj. Por, ti lufto që fjala e Allahut të jetë më e larta duke përfaqësuar vendin tënd, sepse është vend Islam. Në këtë rast, ndoshta mund të quhet lufta si luftë në rrugë të Allahut.

Ka ardhur në transmetim autentik nga ai se ka thënë:

مَا مِنْ مَكْلُومٍ يُكْلَمُ في سبيل الله والله أعلم بمنْ يكلمُ في سبيله، إلا جاء يوم القيامة وجرحه يثْعُبُ دماً. اللَّوْنُ لَوْنُ الدَّمِّ وَالرِيحُ رِيحُ المِسْك.

“Çdo i plagosur që plagoset në rrugë të Allahut – kurse Allahu e di më së miri se kush plagoset në rrugën e Tij – do të vijë në Ditën e Kijametit duke i dalë gjak nga plaga. Ngjyra e gjakut është e kuqe, kurse era e gjakut është aromë e miskut.” Bukhariu, 2803

Shiko se si e kushtëzoi Pejgamberi shehidllëkun: që njeriu të luftojë në rrugë të Allahut. Kurse lufta në rrugë të Allahut është: që njeriu të luftojë me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta.

Kështu që, nxënësit e dijes e kanë obligim që t’i sqarojnë njerëzit se lufta për vatan nuk është luftë e saktë, porse luftë e saktë është që njeriu të luftojë që fjala e Allahut të jetë më e larta, ose që të luftoj për vendin tim sepse ai është vend islam dhe unë po e mbroj këtë vatan nga armiqtë e tij dhe armiqtë e Islamit. Ai që e ka këtë nijet, e ka nijetin e saktë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari