Bismilah...

🎙Shejkh Salih el-Feuzan

 

Dexhalli është Mesihu i rremë, gënjeshtari. Është quajtur dexhall për shkak të shpifjeve dhe gënjeshtrave të shumta që thotë ai, si dhe për shkak të sprovave të rënda që do të sjellë. Çdo Pejgamber e ka paralajmëruar umetin e tij prej sprovës së mesihut të rremë, ndërsa ai që ka paralajmëruar më së shumti është Pejgamberi ynë, Muhammedi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse ai është Pejgamberi më i afërt me daljen e tij. Ai do të dalë në fund të kohës dhe do të dalë nga mesi i jehudëve.

Grumbullimi i jehudëve në këtë kohë është prej shenjave të daljes së Dexhallit. Grumbullimi i jehudëve në Palestinë është prej shenjave të daljes së Dexhallit në mesin e tyre, sepse ai do të dalë në mesin e jehudëve, Allahu i poshtëroftë! Ai do të shkaktojë sprova të mëdha, do të shkojë nëpër vende dhe do të hyjë në çdo vend përveçse në Mekke dhe Medine ku nuk do të hyjë. Por njerëzit e këqinj që ndodhen në Mekke dhe Medine do të shkojnë tek ai dhe në këto dy qytete do të mbeten vetëm njerëzit e imanit. Sepse Medineja do të dridhet dhe do të dalë prej saj çdo hipokrit dhe në të do të mbeten vetëm njerëzit e imanit të vërtetë, kur të vijë dexhalli.

 Më pas zbret Isa i biri i Merjemes, Mesihu i udhëzimit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, zbret prej qiellit. Pastaj e kërkon dexhallin dhe e vret në derën e quajtur Lud në Palestinë. Ai e vret atë dhe Allahu e ndihmon Islamin dhe muslimanët, ndërsa Isa i biri Merjemes do të gjykojë me sheriatin Islam, me sheriatin e Muhammedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Islami do të forcohet në kohën e tij - alejhis-salatu ues-selam. Ndërsa ata janë në këtë gjendje do të dalin Jexhuxhët dhe Maxhuxhët.

Do të dalin Jexhuxhët dhe Maxhuxhët, të cilët i ka përmendur Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm, ndërsa Allahu do ta urdhërojë Isain që t'i mbledhë muslimanët te mali Tur, Allahu do ta urdhërojë Isain që t'i mbledhë muslimanët te mali Tur. Allahu do t'i thotë: "Unë kam dërguar disa prej robërve të Mi të cilët askush nuk mund t'i luftojë", prandaj ai do t'i mbledhë muslimanët në malin Tur. Ata (Jexhuxh-Maxhuxhët) do të mbjellin shkatërrim në tokë, do të vrasin shumë muslimanë prej atyre që nuk do të jenë me Mesihun - alejhis-selam. Pas kësaj Allahu do t'u zbresë atyre një sëmundje që i vret që të gjithë dhe do të vdesin që të gjithë, e kështu Allahu i çliron muslimanët nëpërmjet kësaj. Kjo është ndodhia e daljes së dexhallit, në mënyrë të shkurtuar. Ne e besojmë daljen e mesihut dexhall, sepse argumentet kanë arritur në gradën muteuatir (transmetime të shumta), madje hadithet e kanë arritur gradën muteuatir në lidhje me daljen e tij, prandaj ai patjetër që do të dalë.

 

Janë disa shkrimtarë injorantë të cilët thonë "'dexhalli nuk ekziston', ndërsa kjo nënkupton shtimin e gënjeshtrave në kohën e fundit, e as 'Isa nuk do të zbresë' por kjo nënkupton shfaqjen e hakut, ndërsa Isa nuk do të zbresë!" Kjo është kufër! Kjo është mohim i transmetimeve muteuatir, mohim i transmetimeve të shumta prej sunetit të të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Madje edhe Kur'ani tregon për zbritjen e Isait - alejhis-selam:

إِن مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ

"Vërtetë se prej pasuesve të Librit (jehudi, të krishterë) do t'i besojnë atij (Isait) para vdekjes së tij." [En-Nisa, 159]

Ky është argument se ai - alejhis-selam - do të zbresë në fund të kohës dhe jehudët do ta besojnë atë. Ata të cilët e mohuan në fillim do ta besojnë atë - alejhis-selam. Thotë i Lartësuari:

إِن مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ  وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا

"Vërtetë se prej pasuesve të Librit (jehudi, të krishterë) do t'i besojnë atij (Isait) para vdekjes së tij. Ndërsa Ditën e Gjykimit ai do të jetë dëshmitar kundër tyre (jehudëve dhe të krishterëve)." [En-Nisa, 159]

 

Ndërsa në një ajet tjetër thotë për Isain - alejhis-selam:

وَإِنَّهُ لَعِلْمٌ لِّلسَّاعَةِ

"Vërtetë që ai është dije për Kijametin." [Ez-Zukhruf, 61]

Pra zbritja e Isait - alejhis-selam - është dije për Kijametin, d.m.th. shenjë për Kijametin. Në një lexim tjetër

وَإِنَّهُ لَعَلَمٌ لِّلسَّاعَةِ

"Vërtetë që ai është shenjë për Kijametin." [Ez-Zukhruf, 61]

Pra, zbritja e Isait birit të Merjemes prej qiellit është shenjë për ndodhjen e Kijametit, ai është prej shenjave të Kijametit, prej shenjave të mëdha të Kijametit.

Gjithashtu do të luftojmë kundra jehudëve. Do të ketë luftë të ashpër mes muslimanëve dhe jehudëve, ku Allahu do t'i ndihmojë muslimanët aq sa edhe gurët e pemët do të thonë: "O musliman, ka jehudij pas meje, hajde e vrite atë!" Kështu që do të vrasin shumë prej jehudëve, dhe do t'u japë fitore Allahu ndaj tyre.

 

Përktheu: Servet Mata