Bismilah...

Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij - Allahu e mëshiroftë!

"Pastaj, edhe 'Umeri poashtu, e fshehu varrin e Profetit Daniel, nga frika se mos e adhuronin njerëzit. Ai e bëri këtë gjë për shkak të merakut të madh që kishte për Teuhidin.

Gjithashtu, ishte pikërisht 'Umeri ai që e preu pemën ku u mbajt besëlidhja 'Riduan'. Ajo pemë, sikur të mos ishte prerë, e sikur të kishte mbetur me dëshirën e Allahut deri në një kohë të mëvonshme, atëherë do të adhurohej pema dhe do të adhurohej vendi ku kishte mbirë pema. E nëse pema do të kishte mbetur deri në kohën e Osmanllinjve, atje do të ishte ndërtuar një teqe. Ishin pikërisht ata të cilët e mbushën dynjanë me teqe. Mirëpo, Allahu u tregua i Butë me muslimanët. 'Umeri e preu atë pemë, pemën 'Riduan', pema ku u mbajt besëlidhja 'Riduan'. Pra, kështu përkujdesen robërit e dashur të Allahut, që ta mbrojnë Teuhidin."

 

Përktheu: Alban Malaj