Pyetje: Shejkh i nderuar, a ka për të dalë nga Xhehenemi ai person që i ka lënë të gjitha veprat e mira, tërësisht, edhe pse ai kishte mundësi që të bënte vepra të mira? A zbatohen mbi të hadithet e Shefatit (ndërmjetësimit të Pejgamberit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - në Ditën e Gjykimit)?
Përgjigje: Jo! Njeriu kur hyn në Islam dhe thotë unë jam musliman, por pastaj ai nuk fal asnjë rekat të vetëm për Allahun dhe nuk bën asnjë vepër të mirë që të afrohet tek Allahu, këtij nuk do t'i bëjë dobi, përveç nëse ai e pranoi Islamin dhe menjëherë vdiq, pa patur mundësi që të bëjë ndonjë vepër të mirë. Ama njeriu që thotë unë jam musliman dhe pastaj nuk fal asnjë rekat për Allahun, as nuk e prek tokën balli i tij dhe as nuk bën ndonjë vepër të mirë, atëherë qysh mund të thuhet se ky është prej njerëzve të Teuhidit dhe Imanit? Sepse kush e lë namazin, ka bërë kufër. Pikërisht namazin kush e lë, ka bërë kufër.
Pastaj, njeriu që ka për të shpëtuar, është ai njeri që nuk pati mundësi që të bëjë vepra të mira. Kurse njeriu që ka jetuar por që nuk e ka falur namazin dhe nuk ka bërë asnjë vepër të mirë, për këtë njeri s'ka gjë tjetër pos Zjarrit të Xhehenemit."
Përktheu: Alban Malaj