Pyetje: A gjendet në këtë kohë ndonjë gjurmë e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, siç janë flokët apo rrobat e tij? Po ashtu, a është e vërtetë se në fund të kohës do të dalë një njeri që do të mbartë rrobën e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe njerëzit do t’i bashkëngjiten atij?
Përgjigje: Këto janë besëtytni të cilave nuk u besohet dhe nuk u kushtohet vëmendje. Nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga i Dërguari i Allahut, sall-Allahu alejhi ue sel-lem, as rroba e as flokë të tij, alejhi salatu ue selam. Këto janë besëtytni që i promovojnë disa njerëz të besëtytnive, të cilat duan të mbushin barkun dhe të zhvatin paratë e njerëzve me pa të drejtë përmes këtyre gjërave që bëjnë.
Atë që na e kanë lënë i Dërguari i Allahut sall-lAllahu alejhi ue sel-lem, janë: Kurani dhe Sunneti. Andaj, ne duhet të kapemi fort pas Kuranit dhe Sunetit. Kjo është ajo që na e ka lënë i Dërguari, sall-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Ai ka thënë: “Unë po ju lë juve atë që nëse ju kapeni pas saj, nuk keni për të devijuar pas meje, e ato janë: Libri i Allahut dhe Suneti im.”
Kjo është ajo që na e ka lënë i Dërguari i Allahut. Ai nuk tha se do t’ju lë juve flokë ap ndonjë rrobë timen, apo diçka të ngjashme. Këto janë fjalët e njerëzve që besojnë në besëtytni.
Përktheu: Jeton Shasivari