Bismilah...

Ka ardhur në hadithin e 'Adij Ibën Hatim et-Ta'ij se Profeti - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - i tha atij: "O 'Adij, a e di ti kuptimin e fjalës "Allahu Ekber!"

Ia ktheu 'Adij: "E cili është kuptimi i saj?"

Ai tha: "Kuptimi i saj është që Allahu është më i Madhi se gjithçka tjetër!"

Kush nga ne, ndonjë ditë prej ditëve, ka medituar në kuptimin e fjalës "Allahu Ekber!" kur ai bën tekbirin fillestar për t'u lidhur në namaz?

Kjo do të thotë që Allahu është më i Madhi sesa e gjithë kjo dynjaja me të cilën është preokupuar zemra jote.

Allahu është më i Madhi sesa çdo zullumqar që kërkon të të sulmojë apo të të lëndojë ty.

Allahu është më i Madhi sesa çdo njeri apo çështje tjetër që të preokupon ty dhe të largon nga adhurimi i Allahut.

Disa njerëz kanë si preokupim pasurinë.

Disa njerëz kanë si preokupim një person të caktuar.

Disa njerëz kanë si preokupim ndonjë punë.

Por ama dije se Allahu është më i Madhi sesa të gjitha ato!"

 

Përktheu: Alban Malaj