Bismilah...

📼 Burimi: Shpjegimi i librit “Sherhu Sunneh” të Imam Berbeharit, mësimi i 4-të

 

💠 Pyetje: Kjo është pyetja e fundit që thotë: “Në vendin tonë po përhapen fjalë nga njerëz të cilët thonë ‘Lënia e veprave të gjymtyrëve është çështje mospajtimi midis Ehli Sunetit dhe Xhematit’ a është e vërtetë kjo fjalë?

💠 Përgjigje: Ai që e thotë këtë është gënjeshtar! Nuk ka mospajtim midis Ehli Sunetit dhe Xhematit. Veprat janë pjesë e imanit. Veprat janë pjesë e Imanit. Imani nuk është i saktë pa vepër, ashtu si vepra që nuk është e saktë pa iman. Pra, këta dyja (imani dhe vepra) janë të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën. Kjo është fjala e Ehli Sunnetit dhe Xhematit, se imani është: fjalë me gjuhë, besim me zemër dhe vepër me gjymtyrë, i cili shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me mëkate.

Edhe sikur ta zëmë se ka mospajtime për këtë çështje nga disa prej Ehli Sunnetit, atëherë i jepet rëndësi asaj që ka argumente dhe shumicës. Të këtij mendimi janë shumica e Ehli Sunetit dhe kjo fjalë (mendimi që thotë se ka iman pa vepra) konsiderohet fjalë kundërshtuese dhe e gjymtë e cila nuk merret për argument.

 

Përktheu: Jeton Shasivari