Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=136591
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. Pyetësi thotë: “Unë kujdesem për pesë namazet që t’i fal ato në kohët e tyre, lexoj vazhdimisht Kur'anin dhe agjëroj vazhdimisht agjërim vullnetar, dhe të gjitha lavdet janë për Allahun, porse më ndodh disa herë që të kem frikë nga e ardhmja, nga e ardhmja e jetesës, e furnizimit, e ardhmja e fëmijëve të mi dhe furnizimi i tyre, sidomos këto kohët e fundit. Dhe kjo më ka futur në ankth, dëshpërim dhe çoroditje. Cili është udhëzimi juaj dhe çfarë këshille do të më jepnit për këto çështje?
Përgjigje: Kjo është nga Shejtani. Kërkoji mbrojtje Allahut nga kjo gjë. Nëse ndjen diçka të tillë, atëherë kërko mbrojtje nga Allahu, ki mendim të mirë për Allahun, mbështetu tek Allahu dhe Allahu do t’i lehtësojë çështjet in shaa Allah për ty dhe për fëmijët e tu. Po.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu Alban Malaj