Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

 

 

Ebu Dherri – radijAllahu anhu – thotë: “Ai që nuk e di se imani i tij shtohet ose pakësohet nuk është njeri që kupton”.

 

Madje, nga të kuptuarit e Fesë është që të vëresh se imani ytt shtohet apo pakësohet.

 

Nëse e sheh veten tënde të përkushtuar ndaj Allahut, dhe ke dëshirë për atë që është tek Allahu, dhe ke gjallëri për të bërë adhurim dhe ke dashuri për njerëzit e devotshëm dhe për mexhliset e dijes, këto janë shenja treguese për fuqinë e imanit tënd dhe shtimin e imanit tënd.

 

E nëse vëren në veten tënde anashkalim dhe plogështi dhe mungesë dëshire për të lexuar Librin e Allahut dhe për të përmendur Allahun. Ke vërejtur në veten tënde se gjithmonë je mbrapa në aspektin e adhurimit dhe nuk ke dëshirë për atë që është tek Allahu. Kjo është argument për mangësinë e imanit tënd. Përmirësoje dhe shëroje veten tënde.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari