Autor: Shejkh Salih Aali-Shejkh
Burimi: Sherhul-Akijdeti et-Tahauijjeh (vëll.2/fq.1199)
Pyetje: A është e saktë thënia “Kush nuk e bën qafirin qafir është qafir”? Dhe a është ajo absolute?
Përgjigje: Ajo është e saktë. Kush nuk e bën qafir qafirin, për tekfirin e të cilit ka ardhur argument nga Allahu ‘Azze ue Xhel, atëherë ai është qafir. Kurse ajo që kanë thënë njerëzit e Dijes, se kush nuk e bën qafirin qafir është qafir, ata kanë për qëllim qafirin... dhe këtë thënie e ka përmendur Ibn Tejmija në një temë ku ka thënë: “Është për qëllim qafiri, kufri i të cilit është përmendur në Kur'an dhe Sunet, ngase ai (kufër) është përgënjeshtrim i Kur'anit dhe Sunetit.”
Mirëpo duhet patjetër që ai të kthehet tek origjina, në mënyrë që të shpallet qafir ose jo. Domethënë, për shembull: vjen një person dhe thotë, “Pasha Allahun, Faraoni është Musliman.” Ka prej sufistave që thonë: “Ibn Arabiu është Musliman.”Ose vjen një tjetër dhe thotë: “Ebu Lehebin unë nuk e bëj qafir.” Ose thotë: “Unë nuk e bëj qafir Ebu Talibin, xhaxhain e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – .” Ndërkohë që kufri i tyre është vërtetuar me Kur'an dhe Sunet. Kështu që, ai ka hedhur poshtë Kur'anin dhe Sunetin.”
Përktheu: Alban Malaj