Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10606
Pyetje: Disa njerëz merren me leximin e filxhanit të kafesë dhe e lajmërojnë (personin) për çështjet e të ardhmes. A është kjo prej magjisë (sihrit) dhe të tjerat (të ngjashme si kjo)?
Përgjigje: Kjo është prej fallit. Leximi i filxhanit dhe leximi i shuplakës së dorës, para-njohja e fatkeqësive (të së ardhmes) apo gjëra të ngjashme si këto, të gjithë këto janë prej fallit. Ata njerëz (prej fallxhorëve) që i bëjnë këto vepra, nuk kanë mundësi (që të tregojnë të ardhmen, sh.p), porse shejtanët janë ata të cilët i lajmërojnë (fallxhorët), dhe shejtanët u shërbejnë atyre që ata të bëjnë kufër në Allahun – ‘Azze ue Xhel-le –. Pra, kjo është prej fallit. Kështu që, ata (fallxhorët) nuk lajmërojnë nga vetja e tyre dhe nuk lajmërojnë për shkak të devotshmërisë së tyre, porse ata lajmërojnë për shkak të afrimit të tyre me shejtanët, bindjes së tyre ndaj shejtanëve, kështu që ata (shejtanët) u shërbejnë atyre (fallxhorëve).
I Lartësuari ka thënë:
هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَىٰ مَن تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيم يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ
“A t’ju informoj (o njerëz) se tek kush zbresin shejtanët? Ata zbresin tek çdo gënjeshtar (shpifës), mëkatar. Të cilët i dëgjojnë (shejtanët) dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë.” Esh-Shu’ara, 221 - 223
Kështu që, ata (fallxhorët) janë punëtorët e shejtanëve. Ata që lexojnë në shuplakën e dorës, apo që lexojnë filxhanin, apo gjëra të ngjashme, ata janë punëtorët e shejtanëve, shërbëtorët e shejtanëve. Ata janë pabesimtarë, të cilët kërkojnë ndihmë nga shejtanët. Pra, ata nuk e thonë të vërtetën dhe nuk lejohet që të pyeten për ndonjë gjë.
Nuk i lejohet muslimanit i cili beson në Allahun dhe Ditën e Fundit që të shkojë tek ata, t’ju zë besë fjalëve të tyre dhe t’i pyesë ata. Muslimanët e kanë për detyrë që t’i asgjësojnë ata dhe ta pastrojnë shoqërinë prej tyre dhe është detyrë që të përgënjeshtrohen lajmet e tyre si dhe të refuzohen argumentet e tyre.
Nuk ka mundësi që ai të lajmërojë për gjërat e fshehta dhe të mos i përdorë shejtanët! (Që ai të flasë) nga koka e tij!? Jo! Koka e tij nuk ka gjë. Koka e tij është si kokat tona, nuk ka gjë. Nuk ka dyshim se është qafir ai i cili e përdor filxhanin apo shuplakën e dorës, apo gjëra të ngjashme. Ai (fallxhor, magjistar) që thotë se ka lajme për të fshehtën (gajbin), ky pa dyshim se është qafir. Kush pretendon se ka dije për të fshehtën, ai është qafir.
Kjo është prej anuluesve të Islamit. Kush pretendon se ka dije për të fshehtën, ai është qafir. Por, dijeni se ai nuk lajmëron për ndonjë gjë nga vetja e tij, porse ai lajmëron për shkak të (bashkëpunimit) të tij me punëtorët e tij prej xhinëve apo shejtanëve. Ju nuk i shihni ata, porse ai (fallxhori, magjistari) bashkëpunon me ta.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari