Shejkh Salih el Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138388
Pyetje:
Allahu ju dhëntë mirësi, kjo është një pyetje e çuditshme në të cilën pyetësi thotë: “Cili është gjykimi ndaj atij i cili thotë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka shitur rakinë?”
Përgjigje nga Shejkh Feuzan:
Këtë nuk e thotë muslimani! I Dërguari ndalon nga rakia dhe kur zbriti ndalesa e saj i urdhëroi shokët e tij, ata dolën nëpër rrugë dhe i prishën qilarët e verës dhe enët e verës saqë ajo rridhte nëpër tokë. E ky thotë – Allahu na dhëntë mirëqenie – thotë se ai e ka shitur rakinë!
Kjo është riddeh (dalje) nga feja Islame. Ky përshkrim ndaj të Dërguarit se ai e ka shitur rakinë, Allahu na ruajttë. Muslimani nuk e shet rakinë! Muslimani! E si na qenka puna me të Dërguarin?!
Ai (që e ka thënë këtë fjalë për të Dërguarin) e ka për detyrë të pendohet tek Allahu dhe ta lë këtë fjalë. Po.
Përktheu: Jeton Shasivari