Bismilah...

Shejkh Mukbil

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=1989

 

Pyetje:

A konsiderohet i dalë nga feja çdokush që i bindet Dexhallit dhe bie në fitnen e tij?

Shejkh Mukbil:

Nëse beson në atë që thotë ai, konsiderohet kafir, i dalë nga feja, e nëse nuk i beson dhe i bindet atij nga frika, nga ajo që duket, ai nuk bën kufër.

Por një grup besimtarësh, dhe nga mesi i tyre ai njeriu të cilin Dexhalli e ndan në dysh, pastaj pretendon se do ta ringjall atë, siç vijon (ngjarja) deri në fund. Dhe Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem) sqaron se ai që i afrohet atij, nuk shpëton nga fitneja e tij, kështu që Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem) ka thënë:

مَنْ سَمِعَ بِالدَّجَّالِ فَلْيَنْأَ عَنْهُ

“Ai që dëgjon për Dexhallin, le të ik prej tij.”

D.m.th të largohet, sepse kihet frikë për të se mund të sprovohet me të.

Prej Allahut kërkojmë ndihmë.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari