Autor: Shejkh 'Abdul-Muhsin el-'Abbad el-Bedër
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=140572
Data e fetvasë: 17 Dhul-Hixheh, 1434 Hixhrij
Pyetje: Allahu u shpërbleftë me të mira, a ka mbetur ndonjë gjë nga gjurmët e Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – në kohën tonë?
Përgjigje: Nuk besojmë se gjendet ndonjë gjë, edhe nëqoftëse gjendet ndonjë gjë, ajo ka shumë gjasa që të jetë e shpikur, të jetë diçka e shpikur dhe jo e vërtetë. Kanë kaluar 14 shekujt nga i Dërguari – 'alejhis-salatu ues-selam – e si është e mundur që të ketë mbetur akoma diçka nga ai? Nëse ka mbetur diçka, ajo do të kishte qenë e njohur tek Sahabët. Sahabët – Allahu qoftë i kënaqur nga ata dhe i kënaqtë ata - janë njerëzit që kanë patur në duart e tyre diçka (nga gjurmët e Pejgamberit) dhe e ruanin atë, mirëpo mbas tyre nuk gjendet ndonjë gjë që të tregojë (se ajo është nga gjurmët e Pejgamberit). Dhe shumicën e rasteve ato janë thjesht pretendime dhe gjëra të pavërteta.
Përktheu: Alban Malaj