Autor: Shejkh Rabij ibn Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=26613
Pyetje:
Shejkhu jonë – Allahu ju ruajttë – pyetësi thotë: “Disa prej hatibëve thonë duke e përshkruar në përgjithësi Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – : “Ai ishte Kuran i cili ecte mbi tokë.” Pra, i zbatonte dispozitat e Kuranit. Cili është gjykimi për këtë fjalë?
Përgjigje:
Më e mira është që të themi se morali i tij ka qenë Kurani, siç ka thënë ‘Aisheja. Ne themi se Kurani është Fjala e Allahut, nuk është e krijuar, kurse Muhamedi – ‘alejhi salatu ue selam – është njeri, i krijuar.
Pra, nuk duhet të themi fjalë të këtilla, ngase ne i kemi luftuar M’utezilët dhe të tjerët në lidhje me fjalën se Kurani është i krijuar, e si mund të themi fjalë të tilla. Ne themi: ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i besonte Kuranit; morali i tij vinte prej Kuranit; morali i tij ishte Kurani; punonte me të dhe e besonte atë që gjendet në të – ‘alejhi salatu ue selam. Po.
Allahu e di më së miri. Janë shprehje perëndimore në të cilat e imitojnë Perëndimin.
Përktheu: Jeton Shasivari