Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/3533
Pyetje:
Allahu ju dhëntë të mira, Shkëlqesi Juaj, ky pyetës thotë: “Ka prej tyre që thonë se ne e adhurojmë Allahun ngase ndjejmë dashuri për të, jo se kemi frikë nga ndëshkimi i Tij, apo se e duam shpërblimin e Tij.” Kush janë këta (që e thonë këtë), dhe cili është gjykimi për këtë mendim të tyre?
Përgjigje:
Ky është mendimi i Sufistëve, dhe është devijim – Allahu na ruajttë – dhe kjo bie ndesh me metodologjinë e Pejgamberëve.
إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا ۖ وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ
“Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” El-Enbija, 90
أُولَـٰئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَىٰ رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ وَيَرْجُونَ رَحْمَتَهُ وَيَخَافُونَ عَذَابَهُ ۚ إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ كَانَ مَحْذُورًا
“Vetë ata që u luten (sikur Isaut – birit të Merjemes, Uzejrit, engjujve) kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.” El-Isra, 57
Prandaj, kanë thënë:
“Ai që e adhuron Allahun vetëm me frikë është Kharixhij (prej sektit të Khauarixhëve).”
“Ai që e adhuron Allahum vetëm me shpresë, ai është prej Murxhijve.”
“Ai që e adhuron Allahun vetëm me dashuri, ai është prej Sufijve.”
“Dhe ai që e adhuron Allahun me dashuri, frikë dhe shpresë, ai është besimtar që e veçon Allahun (në adhurim).”
Përktheu: Jeton Shasivari