Shejkh Muhamed bin ‘Abdul-Uehhab el-Uasabij
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=36694
Pyetje:
Nëse dikush vdes, a takohet shpirti i tij me shpirtrat e atyre që kanë vdekur para tij¬?
Përgjigje:
Përgjigja është: Po! Siç ka ardhur në një hadith të Ebu Hurejras tek Tirmidhiu se besimtari nëse vdes takohet shpirti i tij me shpirtërat e besimtarëve, që kanë vdekur para tij, kështu që mblidhen me të dhe gëzohen me ardhjen e tij, ashtu siç gëzohet ndonjëri prej jush me mikun e tij kur vjen tek ai. Ata e pyesin se çfarë bëri filani? D.m.th filani prej të gjallëve. E ata do t’i thonë njëri-tjetrit: “Lëreni sepse ai është i lodhur pas ardhjes nga dynjaja.” E ai do t’u thotë se ku është filani prej atyre që kanë vdekur para tij dhe nuk e gjen atë në mesin e tyre? Ata do thonë: se ai është futur në Hauijeh (një prej emrave të Xhehnemit). Pra, ai është në zjarr, nuk është me neve.Esenca e gjithë kësaj është se ata takohen dhe mblidhen si dhe ia përkujtojnë njëri-tjetrit atë që ka ndodhur mes tyre. Ai i pyet për ata që kanë vdekur para tij e që kanë qenë të njohur tek ai, kurse ata pyesin atë për të gjallët. Sa që ka ardhur në një hadith tjetër (thuhet) se ata e pyesin për filanin se a u martua, dhe filania a u martua.
Ai që do të zgjerohet në këtë (temë), le të hap librin “Kitabu-Ruh,” (Libri i Shpirtit) të Ibën Kajjimit – Allahu e mëshiroftë – për këtë kapitull, i cili flet për vendin e shpirtit pas vdekjes, ku është vendqëndrimi i shpirtrave.
Përktheu: Jeton Shasivari