Autor: Shejkh Zejd Ibën Muhammed Ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/5292
Pyetje: Allahu u shpërbleftë me të mira! Thotë pyetësi: Ç’kuptim ka fjala e atyre që e përkufizojnë Imanin duke thënë se ai pakësohet me gjynahe, derisa nuk mbetet gjë prej tij?
Përgjigje: Ka ardhur në tekstet (e Kur`anit dhe Sunetit) se Imani pakësohet, dhe Selefët nuk e kushtëzuan këtë pakësim (me fjalën) derisa të mos mbetet gjë prej tij. Madje ka ardhur (në hadith) se Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - do t’u thotë ndërmjetësuesve (Ditën e Kijametit):
أَخْرِجُوا مِنَ النَّارِ مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ ذَرَّةٍ مِنْ إِيمَانٍ
“Nxirrni nga Zjarri atë që ka në zemrën e tij iman sa grimca.”
Ai nuk tha: nuk mbetet më gjë prej tij. Prandaj, le të ndjekim rrugën që ndoqën Selefët e Devotshëm. Dhe Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - në hadithin e Shefa’atit (Ndërmjetësimit) thotë:
أَخْرِجُوا مِنَ النَّارِ مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ ذَرَّةٍ مِنْ إِيمَانٍ
“Nxirrni nga Zjarri atë që ka në zemrën e tij iman sa grimca.”
Kurse në një transmetim tjetër:
مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ أَدْنَى أَدْنَى أَدْنَى مِثْقَالِ حَبَّةِ خَرْدَلٍ مِنْ إِيمَانٍ
“Kush ka në zemrën e tij iman sa grimca më e vogël, më e vogël, më e vogël e sinapit.”
Dhe Ai nuk thotë: nuk mbetet më gjë prej tij. Prandaj të qëndrojmë tek tekstit. Po.
Përktheu: Alban Malaj