Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: Kaseta “Keshfu sitari ‘amma tahmiluhu b’adu ed-d’auat min akhtaar,” min.45:53
Burimi: Libri “Keshfu sitar ‘amma tahmiluhu b’adu ed-d’auat min akhtaar,” fq.30
Pyetje: Allahu ju dhëntë sukses. Kemi dëgjuar para ca ditësh se dikush ka kënduar me ajete nga Libri i Allahut – të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit – qëllimisht dhe duke qenë i vetëdijshëm. Cili është gjykimi i kësaj – Allahu ju bekoftë?
Përgjigje: Sipas metodës së Ummu Kulthumit dhe të ngjashmeve nga ata që kanë kënduar (Kuran)? Apo si?! Kurani këndohet (lexohet duke e zbukuruar zërin) por sipas metodës Arabe dhe metodës së natyrshme.
Pyetësi: Ai e ka lexuar el-Fatihanë me lahutë.
Shejkh Rabij: Me çka e ka kënduar? Me lahutë?!
Pyetësi: Po.
Shejkh Rabij: Ky është qafir. Ky tallet me ajetet e Allahut – të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar. Kjo është kufër dhe nënçmim i Kuranit. Ai që nënçmon Kuranin, ka bërë kufër dhe ka dalë nga feja. Dhe ata që thonë: ata e luftojnë irxhanë, me çka japin fetva? Ndoshta ky që ka kënduar është nga ata (murxhiat).
قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ
“A po talleni me Allahun, ajetet e Tij, të Dërguarin e Tij.” Et-Teubeh, 65
Ata (që u tallën) thanë:
مَا رَأَيْنا مِثْلَ هَؤلاءِ أرغَبَ بُطوناً، ولا أَكْذَبَ ألَسُناً، ولا أجْبَنَ عندَ اللِّقاءِ
“Nuk kemi parë më hamësa se këta, e as më gënjeshtarë dhe as më frikacakë në takim (në luftë).” [1]
Ata u tallen me Muslimanët, dhe Allahu – i Madhëruar dhe i Lartësuar - i quajti ata kufar, për shkak të talljes së tyre me fenë e tyre. Atëherë si i bëhet puna me atë që tallet drejtpërsëdrejti me Kuranin dhe e nënçmon atë!
Fundnota:
[1] Transmeton Ibën Xheriri në “Et-Tefsir” (14/333) me dy rrugë nga Abdullah bin ‘Umer – radijAllahu ‘anhu – dhe zinxhirin tij e ka saktësuar Ahmed Shakir me nr. 16911 dhe 16912.
Përktheu: Jeton Shasivari