Bismilah...

Burimi: Fetaua Lexhneti Daimeh, vëll. 26, fq. 379-378, nr. i fetvasë [19531]

Lavdërimi i takon Allahut, të Vetmit. Lëvdata dhe shpëtimi qoftë për atë që s’ka Pejgamber tjetër mbas tij.

E më pas:

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva shqyrtoi shkresën që iu parashtrua të nderuarit Muftiut të përgjithshëm, nga i nderuari drejtori i përgjithshëm i filialit të Kryesisë së Përgjithshme të Komitetit për Urdhërim në të mirë dhe Ndalim nga e keqja, në provincën e ‘Asirit: Muhamed bin Ahmed el-Ahmed, nr. [24/9/600], më datë 13/2/1418 H. Ky shqyrtim është për Komisionin që vjen nga Komisariati i Përgjithshëm i Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj, me numër [1225], më datë 24/2/1418 H.

Në letrën e Eminencës së tij ka ardhur kjo që vijon:

Ju dërgojmë këto letra që janë të shoqëruara me letrën e kryetarit të komunitetit në qytetin Ebiha, nr. [29/97] më datë 10/02/1418 H. Ajo që përmban kjo letër është: “Ekzistenca e një dyqani të rrobaqepësisë për burra që mban emrin “Menaf.” Shpresojmë nga Eminenca juaj shqyrtim dhe udhëzim në lidhje me atë që ju mendoni se lejohet (apo jo) emërtimi me këtë emër që u përmend.

Komisioni shqyrtoi atë që erdhi në letrën e kryetarit të Qendrës së Komitetit Shemsan: Khalid bin Sulejman El-Hadij. Ajo që ka ardhur në këtë letër është kjo që vijon:

Ju tregojmë se përgjatë shqyrtimit tonë për raportet ditore që janë dhënë nga anëtarët, është bërë hetimi i dyqanit të rrobaqepësisë për burra, quhet “Rrobaqepësia për burra Menaf”. Pas kërkimit në fjalorin “Muhiit” të Fejruz Ebadij-t, vëllimi i tretë, faqe 209, botimi i “Darul-Xhiil,” është parë se ky është emër i një idhulli. Duke qenë në dijeni se ky dyqan ka më shumë se një filial në qytetin Ebiha. Dhe pas studimit nga ana e Komisionit për Kërkim të Fetvave, u përgjigj se “Menaf” është emër idhulli. Me këtë emër u quajt Abdul-Menaf bin Kasij bin Kilab, i ati i Hashim-it dhe e ëma e tij e mori këtë për idhull.

Duke u bazuar tek kjo, nuk lejohet emërtimi me emra të idhujve, si: Menaf, Lat, ‘Uza, Menat, për shkak se këtu ka promovim të këtyre idhujve dhe ka madhërim dhe nderim për ta. Kjo është haram. Është obligim që të ndërrohet emri i dyqanit me një emër tjetër, që nuk ka ndonjë rrezik, në mënyrë që të ndërpriten rrugët që të çojnë në shirk dhe të parandalohen të gjitha rrugët që shpijnë në haram.

Suksesi vjen prej Allahut.

Lëvdata dhe shpëtimi është për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen e tij dhe shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva:

Anëtar: Bekër Ebu Zejd

Anëtar: Salih el-Feuzan

Anëtar: Abdullah el-Gudejan

Zëvendëskryetar: ‘Abdul-‘Aziz Ali Shejkh

Kryetar: ‘Abdul-‘Aziz bin Abdullah bin Baz

Përktheu: Jeton Shasivari