Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/14512

 

Pyetje: Ky pyetës o Shejkh pyet për teuesulin dhe llojet e tij, dhe me du’anë e njerëzve të devotshëm?

 

Përgjigje: Teuesuli (kërkimi i afrimit tek Allahu) është dy llojesh: teuesuli i ligjshëm dhe teuesuli i ndaluar.

 

Teuesuli i ligjshëm është: që t’i afrohesh Allahut me anë të Emrave dhe Cilësive të Tij, t’i afrohesh me veprat e mira, dhe t’i afrohesh me du’anë e atyre që janë të gjallë e të pranishëm, që ata të luten për ty, me kërkesën tënde, ky është i lejuar, të gjitha këto lloje janë të lejuara.

 

Kurse teuesuli i ndaluar është: që t’i afrohesh Allahut me anë të pozitës që ka krijesa apo me hakun që ka ai apo personin e tij apo me mirësinë e tij; ky është teuesul i ndaluar. E nëse këtij teuesuli i shoqërohet edhe ndonjë lloj adhurimi për personin me të cilin po bën teuesul, atëherë ky është shirk i madh, siç e bënin edhe njerëzit e Xhahilijetit:

وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لا يَضُرُّهُمْ وَلا يَنْفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَؤُلاءِ شُفَعَاؤُنَا عِنْدَ اللَّهِ

“Ata adhurojnë të tjerë në vend të Allahut, të cilët nuk u bëjnë as dëm e as dobi, dhe pastaj thonë: “”Ata janë ndërmjetësit tanë tek Allahu.”” [Junus, 18]

 

Dhe siç bëjnë edhe pjesa më e madhe e adhuruesve të varreve, të cilët u afrohen të vdekurve me lloje të adhurimeve, dhe thonë pastaj se të vdekurit ndërmjetësojnë për ne tek Allahu. Dhe pikërisht ky është shirk i madh. Po.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj