Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje e bërë paraditen e ditës së Martë, 15 Mars 2016.

Pyetësi: Pyetja e parë o Shejkhu jonë – Allahu u bekoftë – është në lidhje me tefsirin e Lartësimit “el-‘Uluu”, Lartësimit të Allahut mbi çdo gjë.

Shejkh Feuzan: Çfarë?

Pyetësi: Tefsiri i Lartësimit të Allahut mbi çdo gjë, “el-‘Uluu”. Është një davetçi që thotë se tefsiri i Selefëve për Istiuanë është se Allahu – Subhanehu ue Te’ala – u ngrit mbi Arshin e Tij nga poshtë lart mbi Arsh. Pra, ai shton “nga poshtë”.

Shejkh Feuzan: Kjo është e pavërtetë.

Pyetësi: Ai thotë se ky është tefsiri i Selefëve.

Shejkh Feuzan: Ai gënjen.

Pyetësi: Dhe kush e refuzon atë, ai i thotë xhahil.

Shejkh Feuzan: Ai gënjen. Thuaji atij nga ana ime se ai gënjen. Nuk është ky tefsiri i Selefëve. Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – është në “Uluu” (i Lartësuar mbi çdo gjë) e nuk është poshtë, Ai është gjithmonë në “Uluu”, i Lartësuar mbi çdo gjë, përherë. Kjo është Cilësi Vetore, kurse Istiuaja (ngritja lart) mbi Arsh është Cilësi Veprore, Ai e bën këtë kur të dojë. Kështu thuajini atij. Allahu është në Lartësi mbi çdo gjë, Ai është në Lartësi me Veten e Tij mbi çdo gjë, Ai nuk është poshtë kurrë. Kjo fjalë është e pavërtetë, është kufër.

Pyetësi: Ai ia mvesh këtë Shejkh Ibën Bazit – Allahu e mëshiroftë –.

Shejkh Feuzan: Ai gënjen! Thuaji atij se ai gënjen! Ai gënjen!

Pyetësi: A ta refuzojmë atë?

Shejkh Feuzan: Po!

Pyetësi: Allahu u shpërbleftë me të mira.

Shejkh Feuzan: Allahu u dhëntë jetë.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj