Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira i nderuari prind, pyetësi thotë: a lejohet kujdesi për gjurmët arkeologjike të popujve të lashtë dhe kërkimi i tyre nën tokë?
Përgjigje: Selefët nuk e bënin këtë gjë dhe i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nuk urdhëroi për këtë. Kujdesi ndaj gjurmëve arkeologjike është vepër e jo-Muslimanëve. Ajo që kërkohet është që të kujdesemi për gjurmët e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e që janë hadithet dhe sunneti. Kjo është ajo që kërkohet nga ne. Ndërsa përkujdesi ndaj dheut, mureve, shpellave si dhe gjëra të tjera të ngjashme si këto, janë punë të kota prej së cilës nuk kemi ndonjë dobi, porse është derdhje e mundit dhe shpenzim i pasurisë për një gjë që umeti nuk ka dobi. Ky është njëri aspekt.
Aspekti i dytë është se: disa gjurmë arkeologjike mund të jenë mjete që çojnë në shirk, nëse janë gjurmë që u atribuohen Pejgamberëve apo njerëzve të mirë. Në këtë rast, shejtani ua zbukuron injorantëve kërkimin e begatisë përmes këtyre gjërave, frekuentimin e tyre, faljen e namazit tek ato (vende) dhe lutjen tek ato. Në këtë rast ndodh shirku, sepse kjo është nga metodat më të përafërta që të çon në shirk.
Andaj, është obligim për Muslimanët që të kujdesen për atë që është në të mirë të tyre, për atë që ju bën dobi, e t’i lënë këto marrëzira për të cilat Allahu nuk ka zbritur ndonjë argument.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari