Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij Umejr el-Medkhalij
Burimi: http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=21&id=135
Pyetësi thotë: Shejkh i nderuar! Në këto ditë janë shpërndarë disa fletushka që përmbajnë foto të një të vdekuri i cili është nxjerrë nga varri tre orë pas varrosjes së tij. Te ky i vdekur dallohen shenjat e dënimit në sy dhe gojën e tij si dhe në të gjithë trupin. Cili është gjykimi i Sheriatit për këtë? Dhe a është e vërtetë se shenjat e dënimit të varrit duken tek njerëzit nëse i vdekuri nxirret nga varri i tij? A është përcjellë ndonjë hadith për këtë gjë?
Shejkh Rabij: Një person në kohën e të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ishte i Krishterë dhe u bë Musliman (e më pas u bë prap i krishterë, shp), ai vdiq, e varrosën dhe toka e nxori jashtë. Kështu që, ata nuk panë ndonjë shenjë të shpërfytyrimit e as shenja të dënimit. Pasi e nxori toka, e varrosën për së dyti, kurse ajo përsëri e nxori atë. Për këtë arsye, ata e lanë atë (pa varrosur). Ata nuk rrëfyen e nuk përhapën fjalën se panë (shenja) dënimi tek ai. [1]
Pastaj, kjo fotografi, ku është bërë? Kush është autori i saj? E zhvarrosën apo doli nga varri apo si? Nëse e kanë zhvarrosur, atëherë nuk u lejohet atyre zhvarrosja e të vdekurve.
Pyetësi: thonë që këtë e ka zbuluar një dijetar qafir.
Shejkh Rabij: La haule ue la ku’uete il-la bil-Lah. A i zihet besë dijetarit qafir? Madje edhe Muslimanit fasik (që bën mëkate të mëdha) a i zihet besë për lajmet që sjell?
إِن جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا
“Nëse ju vjen juve një fasik me ndonjë lajm, atëherë sigurohuni mirë (për vërtetësinë e lajmit).”el-Huxhurat, 6
Ku janë bazat e Islamit dhe tekstet e tij? Kjo është injorancë e rëndë tek njerëzit. Këto hile i sajojnë të Krishterët. Na e paskan zbuluar (këtë të vdekur) në Rusi e nuk e paskan zbuluar në Evropë e Amerikë. Mund të zbulohet në vendet e Muslimanëve, e nuk e paskan zbuluar në vendet e tyre sepse pretendojnë se (banorët) e vendeve të tyre (të Krishterët) që të gjithë janë në xhenet. Këta tallen më njerëzit.
Të Krishterët posedojnë kurthe, intriga aq sa ua kalojnë Jehudëve. Në mesin e tyre (të Krishterëve) ka ateistë, zindika, të pashpirt, ngrejnë kurthe kundër Islamit më shumë se sa Jehudët. Një nga kurthet e tyre është që ata i sollën Jehudët në Palestinë. Ka nga të Krishterët e thjeshtë që janë në natyrshmëri të pastër dhe që kanë mëshirë, por uAllahi ka nga ata që janë zemërgurë, zindikë. Muslimanët i kanë zbuluar ata që në fillim të Islamit dhe ata janë më të fëlliqtë se Jehudët. Ata tani në këtë kohë thurin komplote kundër Islamit.
Në këtë kohë, ky që quhet (Samuel Marinus) Zwemer dërgoi misionar (të Krishterë) në botën Islame dhe ata kaluan një kohë të gjatë me këtë mision, dhe thanë: “Nuk kemi patur sukses. Nuk patëm sukses dhe as edhe një nga ata nuk hyri në Krishterizëm.” Ai (Zwemer) u tha atyre: “Jo! Ju keni korrur sukses. Ne nuk synojmë që t’i nxjerrim Muslimanët nga feja e tyre dhe t’i fusim ata në Krishterizëm, sepse kjo është nder dhe fisnikëri për ta, porse synimi ynë është që t’i nxjerrim nga Islami, pastaj le të marrin çfarëdo feje që t’ju dojë qejfi.”
Në këtë kohë, kështu veprojnë. Të njëjtën teori të Zwemer-it po e zbatojnë tani, e që është: thirrja për dialog midis feve (dialog ndërfetar), bashkimin të feve, e kështu me radhë. Ata duan që t’i nxjerrin Muslimanët nga Islami dhe pastaj ata të ndjekin çfarëdo feje tjetër. Ata nuk kanë zell që t’i fusin në Krishterizëm, sepse Krishterizmi është nderim për ta (sipas tyre). Ata nuk duan që t’i nderojnë.
Ku janë në këtë kohë ata që kujdesen për Islamin dhe të dalin kundër intrigave të tyre! Trumbetojnë gazetat dhe shkrimtarët. Ikhuanul-Musliminët trumbetojnë për këto propaganda (harmonia ndërfetare, dialogu ndërfetar, toleranca ndërfetare sh.p.) për fat të keq.
Pyetësi: Shejkhu jonë! Nuk e kuptova fjalën tënde se të Krishterët janë më intrigantë dhe më të fëlliqtë se Jehudët, kështu që nuk e kuptoj Fjalën e të Lartësuarit...
Shejkh Rabij: Një pjesë e të Krishterëve dhe nuk janë të gjithë të Krishterët. Disa të Krishterë janë ateistë që maskohen me Krishterizëm, kurse ajo që ti ke për qëllim është për ata njerëz që hyjnë në Islam dhe vet konteksti (i ajetit) tregon për këtë gjë.
لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُوا الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا ۖ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُم مَّوَدَّةً لِّلَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ قَالُوا إِنَّا نَصَارَىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا وَأَنَّهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ
“Me të vërtetë do të gjesh se njerëzit me armiqësi më të ashpër ndaj atyre që besuan (Muslimanëve) janë Jehudët dhe ata që bëjnë shirk (mushrikët) dhe do të gjesh se më të afërt në dashuri ndaj atyre që besuan (Muslimanëve) janë ata që thonë ne jemi të Krishterë. Kjo është kështu për shkak se nga mesi i tyre që janë priftërinj dhe murgë që nuk janë mendjemëdhenj (kundrejt të vërtetës).” El-Maideh, 82
Pas kësaj Ai thotë:
وَإِذَا سَمِعُوا مَا أُنزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَىٰ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُوا مِنَ الْحَقِّ ۖ يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ
“E kur ata dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit (Muhamedit – ‘alejhi salatu ue selam) prej syve të tyre rrjedhin lot për shkak të vërtetës që e kanë kuptuar (nga leximi i Kuranit). Ata (të Krishterët që hyjnë në Islam) thonë: “O Zoti ynë! Na shkruaj neve nga ata që dëshmojnë (nga umeti i Muhamedit – alejhi salatu ue selam).” El-Maideh, 83
Dhe ata që thonë ne besojmë dhe dëshmojmë, janë njerëzit që hyjnë në Islam.
Në përgjithësi, Jehudët janë më të fëlliqur se të Krishterët dhe janë më mllefqarë se të Krishterët, janë më armiqësorë në përgjithësi. Porse, ka nga të Krishterët që janë ateistë – siç ju thashë juve – pra që kanë devijuar nga Krishterizmi dhe janë më të fëlliqur se Jehudët dhe më intrigantë.
Ata (të Krishterët) i bënë luftërat e kryqëzatave kundër Muslimanëve dhe thurën kurthe dhe komplote bashkë me Tatarët dhe të tjerët. Që do të thotë se ata i tunduan Muslimanët më shumë se Jehudët. Ata (të Krishterët) i përzunë Muslimanët nga Andaluzia dhe i kolonizuan vendet e Muslimanëve. Ata organizojnë komplote gjë që nuk e bëjnë Jehudët për t’i dëmtuar Muslimanët.
Fundonta:
[1] Na ka treguar Ebu M’amer, na ka treguar Abdul-Uarith, na ka treguar Abdul-Aziz nga Enesi – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë:
“Një njeri ishte i Krishterë dhe u bë Musliman. Ai lexonte suren el-Bekare dhe Al-Imran, i shkruante (atë që i shpallej) Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj, ai përsëri u bë i Krishterë dhe thoshte: “Muhamedi nuk di vetëm se atë që i kam shkruar unë.” Kështu Allahu ia mori shpirtin dhe e varrosën, por në mëngjes toka e kishte nxjerr jashtë. Ata (munafikët dhe jo-Muslimanët) thanë: “Kjo është vepër e Muhamedit dhe shokëve të tij. Ata e kanë zhvarrosur shokun tonë meqë ai iku nga ata.” Ata ia hapën varrin dhe thelluan akoma më shumë. Në mëngjes, toka e kishte nxjerr jashtë përsëri. Ata thanë se kjo është vepra e Muhamedit dhe shokëve të tij. Ata e kanë zhvarrosur shokun tonë meqë ai iku nga ata.” Ata përsëri i hapën varin dhe e thelluan aq sa mundën. Në mëngjes, toka e kishte nxjerr jashtë atë përsëri. Atëherë ata kuptuan se kjo ndodhi nuk është vepër e njerëzve, dhe kështu e hodhën atë.” [Sahihul-Bukhari, 3617].
Përktheu: Jeton Shasivari