Bismilah...

Burimi: Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/9191

 

 

Pyetje: Cili është gjykimi për atë që tallet me besimtarët të cilët janë të kapur pas Sunnetit, në veçanti me çështjen e mjekrës dhe me ata të cilët e ngrenë rrobën sipër kyçeve të këmbës?!

 

Përgjigje: Tallja është prej gjunaheve të mëdha dhe më të shëmtuara, prej të këqijave më të shëmtuara. Nuk lejohet tallja me Muslimanin për atë gjë që ai praktikon nga Sheriati. Dhe nëse ai tallet me Fenë dhe qëllimi i tij është se ky Sheriat s’është gjë apo se është i mangët, ai bëhet kafir. Allahu na ruajtë.

 

Thotë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –:

قُلْ أَبِاللَّـهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ ﴿٦٥﴾ لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ

“Thuaj: A me Allahun, Ajetet e Tij (shpalljen) dhe të Dërguarin e Tij po talleni?! Mos u arsyetoni! Ju keni mohuar pasi patët besuar!” et-Teubeh, 65-66

 

Pra, tallja me Namazin, mjekrën, Muslimanët, Agjërimin apo Haxhin, është kufër, dalje nga Islami, nëse qëllimi i tij është tallja me Sheriatin. Ndërsa, nëse qëllimi i tij nuk është mjekra, porse qëllimi i tij është vet personi dhe tallja me mënyrën e të ecurit apo me sjelljen e keqe, kjo nuk lejohet. Por, nuk është kufër!

 

Ndërsa nëse qëllimi i tij është mohimi i mjekrës, konsiderimi se vepra e tij është e shëmtuar apo konsiderimi se shkurtimi i pantallonave mbi kyçin e këmbës është shëmti, kjo është kufër! Pasi që kjo është tallje me Sheriatin! Është detyrë që të kemi kujdes ndaj kësaj çështjeje të madhe, sepse është e rrezikshme! Është detyrë të paralajmërojmë për këtë rrezik!

 

Pra, nuk lejohet tallja me diçka që është pjesë e Sheriatit, as me mjekrën, as me shkurtimin e pantallonave sipër kyçit të këmbës, as me namazin, as me agjërimin e as me të tjerat! Është obligim që besimtari t’i nënshtrohet Sheriatit, të besojë në të, ta madhërojë atë dhe të mos tallet me të!

Allahut i kërkojmë mirëqenie!

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Servet Mata