Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan
Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është çështje e rëndësishme, e nuk është prej çështjeve të lehta, pozitën e së cilës e llogarisin si të pavlerë munafikët, injorantët, gazetarët, pasuesit e devijimeve dhe epsheve.
Ata duan lirinë! Thonë “liria!”
Ti je rob o vëllai im! Nuk je i lirë! Ti je rob i Allahut, nuk je i lirë. I liri është rob i shejtanit! Ndërsa Muslimani është rob i Allahut – ‘Azze ue Xhel.
Robërimi ndaj Allahut është liria e vërtetë! Ndërsa çlirimi dhe devijimi (nga robëria e Allahut) nuk është liri, kjo është robëri ndaj Shejtanit, robëri ndaj epsheve, robëri ndaj dunjasë!
Ti, padyshim që je rob! Ose do të jesh rob i Allahut, ose do të jesh rob i Shejtanit, i ëndjeve dhe i epsheve. Ti nuk je i lirë o vëllai im! Nga na doli kjo liri?!
Ndërsa robëria ndaj Allahut, është liria e vërtetë, sepse ajo të liron ty prej Shejtanit, prej fasikëve (atyre që bëjnë mëkate të mëdha) dhe prej epsheve. Kjo është liria e vërtetë!
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Servet Mata