Bismilah...

Autor: Shejkh el-Albanij

 

 

Pyetje: A nuk është Iblisi prej melaikeve?

 

Shejkh el-Albanij: Pyetja është gabim, sepse ti doje të thoshe “ka qenë”, porse the “a nuk është prej melaikeve”, domethënë ky është pohim për të tashmen!

 

Pyetësi: A ka qenë?

 

Shejkh el-Albanij: Pyetja është gabim, sepse ai nuk ka qenë asnjëherë prej melaikeve, porse kjo është e përhapur te njerëzit, të cilët thonë se Iblisi ka qenë fazani i melaikeve, jo prej melaikeve, por fazani i melaikeve. E vërteta është se Iblisi ka qenë një xhin i devotshëm, e adhuronte Allahun bashkë me melaiket, mirëpo kur u vu në provë ra. Kur u urdhërua që t’i binte në sexhde Ademit, ai u tregua kryelartë dhe mendjemadh dhe tha:

 

قَالَ أَأَسْجُدُ لِمَنْ خَلَقْتَ طِينًا

“A t’i bëj sexhde atij që Ti e krijove nga balta?!” [el-Israa`, 61]

 

Nuk jemi duke folur për këtë temë tani, e rëndësishme është që ky është një gabim i përhapur, sepse Kur`ani thotë:

 

كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ ۗ

“Ai ishte prej xhinëve dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të tij.” [el-Kehf, 50]

 

Ai ka qenë prej xhinëve të bindur, mirëpo pastaj ai nuk iu bind urdhrit të Zotit të tij. Pra, ai nuk ka qenë kurrë prej melaikeve.

 

Kliko këtu për ta parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj