Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Është përhapur nga disa imamllarë të xhamive se ata i filmojnë vetet e tyre gjatë namazit. Madje ndonjëri prej tyre shfaq fytyrën e tij gjatë filmimit. Cili është mendimi i juaj, i nderuar Shejkh, për këtë vepër?

Përgjigje: Kjo është syfaqësi (rija), kjo është syfaqësi dhe nuk lejohet.

يُرَاءُونَ النَّاسَ وَلَا يَذْكُرُونَ اللَّـهَ إِلَّا قَلِيلًا

 “... sa për tu dukur tek njerëzit dhe nuk e përmendin Allahun vetëm se pak.” [Surja en-Nisa' 142]

Kështu i ka përmendur Allahu munafikët.

Muslimani nuk mahnitet me veprat e tij, por ai e shikon veten e tij të mangët çfarë do që të veprojë. Ai e shikon veten e tij të mangët në kryerjen e të drejtës së Allahut – Subhanehue ue Te’ala – dhe nuk e lavdëron veten e tij.

 Thotë Allahu i Lartësuar:

فَلَا تُزَكُّوا أَنفُسَكُمْ ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اتَّقَىٰ

“Mos i lavdëroni vetet tuaja, Ai e di më së miri se kush e ka frikë Allahun.” [Surja en-Nexhm, 32]

Kini kujdes tek kjo gjë! Po.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org