Bismilah...

Autor: Sulejman bin selimullah er-Ruhejli

Burimi: Dirasetun fi el-Menhexh (10), Usuulu Selefi Salih 4: el-Uela ue el-Bera, min. 01:05:15

 

 

Madje o vëllezër, nga drejtësia e Islamit që e kanë përmendur fukahatë (juristët Islam) është: “Nëse pabesimtari kupton gabimisht se me të kemi marrëveshje paqeje, në këtë rast atij i garantohet mbrojtje derisa të kthehet në vendin e tij prej nga ka ardhur.”

 

Ibën Kudameh ka përmendur diçka mahnitëse, ai ka thënë:

 

“Nëse një Musliman, i cili është në frontin e parë të luftës bën ndonjë shenjë, dhe nga kjo shenjë, pabesimtari kupton se ka paqe me të (e jo luftë)...”

 

Po marrim një shembull: një gjë që e dinë të gjithë njerëzit është se flamuri i bardhë është shenjë që simbolizon marrëveshje për paqe.

 

Për shembull: unë jam rreshtuar me të tjerët në fushën e betejës me këtë mbulesën që kam në kokë dhe jemi gati për të bërë luftë. Kështu, unë e marr këtë mbulesë koke dhe e tund që t’ia largoj pluhurin. Këtë gjest timin, e shikon qafiri dhe mendon se unë i bëj shenjë atij për të bërë paqe. Ai afrohet dhe vjen te ne. Me këtë rast, ai arrestohet. Ky pabesimtar thotë: “Ky bëri me shenjë se ka paqe mes nesh.” Unë ia kthej duke i thënë: “Jo! Kurrsesi! Unë po shkundja pluhurin nga mbulesa e kokës!”

 

Vazhdon Ebu Kudameh dhe thotë: “...në këtë rast, Muslimanët e kanë detyrë që ta kthejnë atë në vendin e tij që ka siguri për të.”

 

Shikoni o ju vëllezër! Në fushën e betejës vjen një pabesimtar dhe dorëzohet te ne, por meqë atij i është pështjelluar çështja dhe ka kuptuar gabimisht diçka, për të ka mbrojtje dhe garanci që mos t’i bëhet dëm.

 

Këtu mund të themi edhe të kundërtën: nëse ne kemi marrëveshje paqeje me ta, siç janë vizat në këtë kohë. Muslimani merr vizë nga një shtet i pabesimtarëve dhe hyn në shtetin e tyre. Kjo vizë që ata na japin tregon se ne kemi marrëveshje me ta. Ne duhet që ta respektojmë këtë marrëveshje dhe nuk lejohet që t’i dëmtosh ata në vendin e tyre.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari