Autor: Shejkh Salih es-Suhajmi
Burimi: Sahab.net
Pyetje: Ç’gjykim ka ndaj atij që kur do të çohet apo të ulet thotë “Oh moj nëna ime!” apo “Oh babai im!”?
Përgjigje nga Shejkh Salih es-Suhajmi (hafidhahullah): Kjo është e rrezikshme! Nëse ai ka për qëllim (me atë pasthirrmë) kërkimin e ndihmës (el-Istigatheh), atëherë kjo është shirk. Dhe nëse i shket gjuha, pa patur për qëllim me të kërkimin e ndihmës, atëherë them atë që është thënë për të tillë shprehje se ajo është shirk i vogël. Prandaj ai të ketë frikë Allahun dhe të pendohet nga të tilla shprehje. Dhe i njëjtë me të është edhe ai që thotë “O Rasulul-llah!”. I njëjtë me të është edhe ai që thërret disa evlija apo të ngjashëm me ta. Nëse me thirrjen e tyre ai ka për qëllim drejtimin e duasë atyre, atëherë kjo është shirk i madh. Por nëse është fjalë me të cilën u shket gjuha, atëherë them atë që thuhet për të tillë shprehje se ajo është shirk i vogël. Po.”
Përktheu Alban Malaj