Shejkh AbdulAziz bin Baz
Burimi: Fetaua Nurun alad-darb lisemahatish-shejkh AbdulAziz bin Baz, vëllimi i katërt, fq 170.
Pyetje: Një person tallet me diçka nga feja, pastaj pendohet dhe bën teube. A pranohet teubeja e tij? E nëse ka pasur vepra të mira përpara se të bënte teube, a llogariten ato tek Allahu Azze ue Xhel-le, apo jo? A merr gjynah nëse tallet me fenë në veten e tij jo qëllimisht dhe pastaj thotë: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim. Çfarë duhet të bëjë ai në këtë rast?
Përgjigje: Po, nëse heq dorë prej asaj që veproi dhe bën teube, Allahu e pranon teuben e tij dhe veprat e mëparëshme i mbeten atij. Dhe veprat asgjësohen vetëm nëse vdes në ridde (i dalë nga Islami). Ndërsa, nëse tallet me fenë, me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, apo me Kur'anin, pastaj pendohet, Allahu ia pranon teuben dhe ia ruan veprat e bëra më parë; siç i tha Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Hakim bin Hazzamit:
أسلمت على ما أسلفت
“I ruajte ato që ke bërë me parë” 1
Dhe thotë Allahu Xhel-le ue ‘Ala:
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَمَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌ
“Ata që mohojnë dhe vdesin duke qenë jobesimtarë...” [El-Bekare, 161]
Kështu, kusht për asgjësimin e veprave, është që të vdesësh duke qënë qafir, pra duhet me patjetër që të ekzistojë ky kusht. Dhe ajo që kihet për qëllim është se: nëse vdes në kufr, i asgjësohen veprat, prandaj thotë Allahu:
فَيَمُتْ وَهُوَ كَافِرٌ فَأُولَئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ
“...dhe vdes duke qënë mohues, atëherë u janë asgjësuar atyre veprat e tyre në dynja dhe në akhiret” [El-Bekare, 217]
Ndërsa, nëse vdes duke qënë musliman e Allahu ia ka pranuar teuben dhe e ka udhëzuar, atëherë veprat e tij të mira i mbeten atij, elhamdulilah.
1 Transmeton Muslimi në “ Kitabul iman”, kapitulli “ Sqarimi i gjykimit të veprës së qafirit pasiqë hyn në Islam”, nr: 123
Përktheu: Umm ‘Akil