O ti që pyet për Akijden dhe Medh`hebin tim,
I udhëzuar qoftë ai që pyet për këtë udhëzim,
Dëgjoje fjalën e atij që me bindje beson,
Dhe besimin e tij kurr s’e lë e kurrë s’e ndryshon.
T’i dua të gjithë Sahabët, ky është medh`hebi im,
E dashurinë ndaj Ehli-Bejtit për Allahun e kam adhurim.
Çdonjëri prej tyre pozitë të lartë dhe virtyte ka,
Mirëpo Siddiku më i miri është nga të gjithë ata.
Them për Kur'anin atë që në Ajetet e tij ka ardhur,
Se ai është Libri i Urtë të cilin Zoti e ka shpallur.
Them ç’ka thënë Allahu dhe Udhëzuesi i Zgjedhur për Kur’anin
Pa e deformuar dhe pa ia shtrembëruar kuptimin
Zaten, të gjitha Ajetet e Sifateve i pranoj pa i ndryshuar,
Ashtu siç i ka përcjellë brezi i parë i dalluar.
Tekstet e Sifateve i kthej tek ata që i kanë transmetuar,
Ata që i mbrojnë nga kushdo që i deformon duke fantazuar,
Ai që Kur'anin pas shpine e hedh qoftë i shëmtuar,
E çfarë ka thënë Akhtali ai e merr për t’u argumentuar.
S’ka dyshim se Zotin do ta shohë në Ahiret çdo besimtar,
Dhe Zbritjen e Tij në qiellin e dynjasë e besoj pa e hetuar;
Besoj gjithashtu Peshoren dhe Haudin,
E prej tij shpresoj vërtet që ta shuaj etjen.
Edhe Siratin që shtrihet përmbi Xhehenem e besoj,
Ku shpëton i kapuri për Teuhid dhe bie në të ai që neglizhoi.
Hyn në Zjarr me Urtësinë e Tij çdo i dëshpëruar,
Dhe hyn në Xhenete çdo i devotshëm i mëshiruar.
Dhe çdo njeri në varrin e tij është me ndërgjegje e gjallëri,
Atje e shoqëron vepra e tij dhe merret në llogari.
Kjo është Akideja që Shafiu dhe Maliku kanë pohuar,
dhe nga Ebu Hanifja dhe Ahmedi gjithashtu është transmetuar.
E nëse rrugën e tyre e ndjek, i kapur mbas Teuhidit do të jesh,
Por nëse e braktis dhe shpik, dije se shpresë më s’do të kesh.
Përktheu: Alban Malaj