Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij
Shkeputur nga libri: “el-Mehdij bejne Ehlis-Sunneh uer-Rrauafid”
“Ehli-Suneti besojnë se është një Mehdi që do të dalë në këtë Umet në Fundin e Kohës dhe do ta mbushë dynjanë me drejtësi ashtu siç ishte mbushur me padrejtësi:
Dhe se ky Mehdi është prej Familjes së Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), emri i tij përputhet me emrin e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe emri i babait të tij përputhet me emrin e babait të Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), që do të thotë se emri i tij është Muhamed Ibën 'Abdullah, e jo Ibnul-Hasen! (siç pretendojnë Shijat)
Dhe këtë Mehdi, me këto cilësi, e beson Ehli-Suneti dhe Xhemati, ngase kjo është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe ai do të vijë atëherë kur të dalë Dexhalli dhe të zbresë 'Ijsa ('alejhis-salatu ues-selam).
Dhe njerëzit do ta dallojnë atë veçse nëpërmjet punës së tij, xhihadit të tij, drejtësisë së tij dhe nga përpuethshmëria e cilësive që i ka përmendur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), e jo me bestytni e gënjeshtra, nga të cilat është i pastër i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), Islami dhe Muslimanët.”
Përktheu Alban Malaj