Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, pyetësi thotë: A bën kufër çdonjëri që shan Fenë dhe mohon Sunetin?
Shejkh Salih el Feuzan: Urdhëro?
Pyetesi: Thotë: A ka bërë kufër çdonjëri që shan Fenë apo e mohon Sunetin?
Shejkh Salih el Feuzan: Nuk ka dyshim për këtë! Ai që shanë fenë dhe mohon Sunetin, atëherë vërtetë ai ka bërë kufër sepse ai është mohues dhe mosbesimtar ndaj Sunetit. Po ashtu ai e shanë Fenë e Allahut të cilën e zgjodhi për robërit e Tij, pra ai e shanë atë që ka zgjedhur Allahu për robërit e Tij dhe që e ka ligjësuar për robërit e Tij. Andaj, kjo konsiderohet sharje ndaj Allahut (Xhel-le ue ‘Ala) dhe mangësi ndaj Allahut. Nuk ka dyshim në kufrin e tij. Po.
Përktheu Jeton Shasivari