Komisioni i Pëhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva
Burimi: Fetaua el-Lexhneti ed-Da`imeh lil Buhuth el-‘Ilmijeh uel-Iftaa`, fq 355, vll 3, fetvaja nr. 21184.
Pyetje: Kam dëgjuar fjalë nga një prej davetçive, me të cilat ka për qëllim mbikqyrjen e Allahut mbi robërit e Tij, ku ai thotë: “Allahu, Zoti i botëve, ka kamera me të cilat mbikqyr robërit e Tij.” Dhe duke folur për udhëzimin, thotë poashtu: “Kur Allahu e udhëzon një njeri nëpërmjet teje, ty të shfaqet pamja e filanit, të birit të filanit me përshëndetje nga Zoti i botëve, sepse ai u udhëzua nëpërmjet teje.” Pra, cili është mendimi jua i nderuar? A hyn ketu shëmbëllimi i ndaluar të cilin Allahu e ka përmendur në thënien e Tij:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai është Gjithëdëgjuesi dhe Gjithëshikuesi.” [esh-Shura, 11]
A është vërtetuar ndonjë tekst nga Kur'ani apo Suneti se Allahu ka kamera apo se Ai i dërgon pamjen e filanit, të birit të filanit me përshëndetje, pasi ai u udhëzua nëpërmjet një personi tjetër? Na jepni fetva për këtë, qofshi të shpërblyer! Allahu u ruajttë dhe u mbrojttë! Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu!
Përgjigje: Është obligim që gjatë këshillimit dhe përkujtimit të njerëzve, t’i përmbahesh rrugëve të ligjëruara dhe më e rëndësishmja prej tyre është: këshillimi me Kur'anin Madhështor. Thotë Allahu i Lartësuar:
يا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفاءٌ لِما فِي الصُّدُورِ وَهُدىً وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ (57) قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ (58)
“O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” [Junus, 57, 58]
Dhe thotë i Përsosuri nga çdo e metë:
هَٰذَا بَيَانٌ لِّلنَّاسِ وَهُدًى وَمَوْعِظَةٌ لِّلْمُتَّقِينَ
“Ky (Kurani) është sqarim për njerëzit, udhëzim dhe këshillë për të detvotshmit.” [Al- Imran, 138]
Dhe ka thënë:
فَذَكِّرْ بِالْقُرْآنِ مَنْ يَخَافُ وَعِيدِ
“Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!” [Kaf, 45]
Si dhe të tjera ajete si këto. Dhe prej mënyrave të ligjëruara të këshillimit, është Suneti i vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ndërsa për sa i përket asaj që përmendi pyetësi, nuk lejohet përdorimi i saj, ngase ajo është edukatë e keqe me Allahun e Lartësuar dhe cilësim i Allahut me diçka që nuk i ka hije të Përsosurit nga çdo e metë, apo se Ai ka nevojë për mjete. Dhe parimi bazë në dijen e Teuhidit është se Allahu i Përsosur nga çdo e metë, nuk cilësohet, nuk quhet e as nuk i atribuohet ndonjë veprim, veçse me argument Sheriatik.
Dhe prej Allahut vjen suksesi!
Ue sal-lAllahu ‘ala Nebijjinaa Muhamed ue ‘ala Aalihi ue Sahbihi ue sel-lem.
Komisioni i Pëherëshëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah Al esh-Shejkh
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Bekr Ebu Zejd
Përktheu: Umm ‘Akil