Bismilah...

Shejkh Abdul-‘Azijz Bin Baz rahimehullah

http://www.binbaz.org.sa/mat/18126


Pyetje: A ekzistojnë dy familje në Kinë me emrin Jexhuxh dhe Mexhuxh dhe a janë po këta të cilët i ka përmendur në hadithin e tij i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e nëse nuk janë këta, atëherë cilët janë ata?

Përgjigje nga Shejkh Bin Baz: Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë dy grupe nga bijtë e Ademit të cilët gjenden në Lindjen e Largët, do të dalin në Fund të Kohës dhe mendimi më dominues është se ata janë nga banorët e Kinës si dhe përreth saj. Sepse ata janë prej Lindjes së Largët dhe Dhul-Karnejni ka ngritur një barrierë në mes tyre dhe njerëzve, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Suren el-Kehf. Pra, ata janë prej bijve të Ademit dhe do të dalin në Fund të Kohës pas Dexhallit. Pastaj, Allahu do të zbres mbi ta një sëmundje në zverqet e tyre, kështu, ata do të vdesin.

Dhe kjo do të ndodh në kohën e Isës, ‘alejhi salatu ue selam, ngase po doli Dexhalli, Allahu do ta zbres Isanë, ‘alejhi selam, dhe kështu ai do ta vras Dexhallin. Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të dalin në kohën e Isës, pastaj Allahu do t’i bëj që të vdesin ata dhe ata do të përfundojnë. Mendimi më dominues dhe nga ajo që duket nga Kurani Fisnik si dhe nga transmetimet që vijnë nga Dhuk-Karnejn se ata janë anën Lindore, anën e Kinës si dhe përreth saj.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari