Bismilah...

Komisioni i Përhershëm i Fetvave



Fetvaja e Parë:

Mehdiu dhe Shenjat e Orës së Fundit

Pyetje: Cili është Mehdiu dhe cilat janë Shenjat e Orës së Fundit?

Përgjigje: Ai është një burrë nga Familja e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i cili do të shfaqet përpara zbritjes së Isait, i biri i Merjemes (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe do të thërrasë në Islam. Allahu do t'u ngrejë argumentin njerëzve nëpërmjet tij dhe shumë do të udhëzohen nga ai.

Nëse kërkon më tepër rreth kësaj, atëherë lexo atë që ka shkruajtur Ibn Kethiri rreth tij në librin e tij "el-Bidajeh uen-Nihajeh".

Dhe suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm i Fetvave:

Kryetar: Shejkh 'Abdul-'Azijz Ibn 'Abdullah Ibn Baz,

Nënkryetar: Shejkh 'Abdur-Rrazzak 'Afijfi,

Anëtar: Shejkh 'Abdullah Ibn Gudejjan,

Anëtar: Shejkh 'Abdullah Ibn Ku'ud.

 

Fetaua el-Lexhnetid-Da'imeh lil-Buhuthil-'Ilmijjeh uel-Iftaa`, vëll. 3, fq. 142, pyetja n.1, fetvaja n.7664.

 

Fetvaja e dytë:

Saktësia e egzistencës së Mehdiut:

Pyetje: Kërkoj nga ju që të jepni një fetva rreth saktësisë së egzistencës së Mehdiut, për të cilin është thënë se ai ndodhet në Tokë. Dhe a ka ndonjë hadith të saktë ku përmendet ai? Allahu ua shpëbleftë.

Përgjigje: Hadithet e sakta në të cilat përmendet shfaqja e Mehdiut janë të shumta dhe ato janë përmendur në një numër transmetimesh të Imamëve të Hadithit. Një grup dijetarësh ka përmendur se ato hadithe janë muteuatir në kuptim (d.m.th. janë transmetuar nga një numër shumë i madh njerëzish në çdo hallkë të zinxhirit të hadithit, saqë është e pamundur që hadithi të jetë i sajuar). Prej tyre është Ebul-Hasen el-Axhurrij i cili është nga dijetarët e shekullit të katërt, dijetari i nderuar es-Sefarini në librin e tij "Leuami'ul-Enuari el-Behijjeh", si dhe dijetari i nderuar esh-Sheukani në broshurën e tij "et-Teudijh fij Teuaturi Ehadijthi el-Mehdi ued-Dexhxhali uel-Mesijh".

 

Dhe ai (Mehdiu) ka mjaft cilësi të njohura, të cilat janë përmendur në hadithe, ku nga më të rëndësishme janë:

"Ai do ta mbushë tokën me drejtësi dhe drejtpeshim pasi që ajo ka qenë e mbushur me padrejtësi dhe shtypje."

 

Dhe nuk i lejohet askujt që të besojë se filani i biri i filanit është Mehdiut, derisa shenjat që ka përmendur Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në hadith të jenë të shfaqura, dhe më e rëndësishmja prej tyre është ajo që përmendëm:

"Se ai do ta mbushë tokën me drejtësi dhe drejtpeshim..." vazhdon hadithi më tej.

 

Dhe suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.


Komisioni i Përhershëm i Fetvave:

Kryetar: Shejkh 'Abdul-'Azijz Ibn 'Abdullah Ibn Baz,

Nënkryetar: Shejkh 'Abdur-Rrazzak 'Afijfi,

Anëtar: Shejkh 'Abdullah Ibn Gudejjan,

Anëtar: Shejkh 'Abdullah Ibn Ku'ud.

 

Fetaua el-Lexhnetid-Da'imeh lil-Buhuthil-'Ilmijjeh uel-Iftaa`, vëll. 3, fq. 141, n.2844.

 

Fetvaja e tretë:

Shfaqja e Mehdiut:

Pyetje: Cili është mendimi juaj rreth shfaqjes së personit të premtuar, Mehdiut? A ka hadithe që e vërtetojnë këtë gjë? Kërkoj sqarim rreth kësaj çështjeje.

Përgjigje: Ka një numër hadithesh të cilat janë transmetuar nga personalitetet eminente të shkencës së hadithit, të cilat vërtetojnë ardhjen e Mehdiut të pritur, Dexhxhalit dhe Mesias ('alejhis-selam). Disa shenja të caktuara do t'i paraprijnë ardhjes së tij: më e madhja prej tyre është se ai do ta mbushë tokën me drejtësi pasiqë ajo ka qenë e mbuluar nga padrejtësia dhe tirania. Nuk i lejohet askujt që të pretendojë se filan person është Mehdiu, derisa shenjat të cilat na i ka treguar Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të jenë shfaqur ashtu siç është përmendur më sipër.

 

Dhe suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.


Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Islame dhe Fetva

Fetaua Islamijjeh, vëll.1, fq. 56

 

Përktheu : Alban Malaj