Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (1420 h.)
Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneuiah, vëll. 15/fq. 329
Pyetje: A konsiderohet haram nëse Muslimani ha apo pi bashkë me të Krishterin, apo me ndonjë qafir tjetër? E nëse kjo është haram, çfarë mund të themi për Fjalën e Allahut të Lartësuar:
﴿وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حِلٌّ لَكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلٌّ لَهُمْ﴾
“...dhe ushqimet e atyre që u janë dhënë Librat (Jehudëve dhe të Krishterëve), janë të lejuara për ju, si dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta...” el-Maideh, 5
Përgjigje: Nuk është haram të hash bashkë me qafirin nëse e lyp nevoja një gjë të tillë, ose ka ndonjë dobi sheriatike për këtë, por mos i bëj ata shokë, që të hash bashkë me ta pa ndonjë arsye sheriatike ose ndonjë dobi sheriatike; mos u shoqëro me ta e as mos qesh me ata. Por nëse e lyp nevoja, siç është ngrënia bashkë me mysafirin, ose që t’i thërrasë ata për tek Allahu dhe t’i udhëzojë drejtë të vërtetës, ose për shkaqe të tjera sheriatike, atëherë nuk ka problem për këtë.
Nuk do të thotë se e kemi të lejuar ushqimin e Ehlul-Kitabit (Jehudëve dhe të Krishterëve), që ne t’i bëjmë shokë e miq e të ulemi bashkë me ta, e as nuk do të thotë që ne të hamë dhe të pimë bashkë me ta pa ndonjë nevojë, ose pa ndonjë dobi sheriatike.
Allahu është Dhënësi i suksesit.
Përktheu: Jeton Shasivari