Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10476
Pyetje: Në këtë kohë shpesh e dëgjojmë fjalën “Islami garanton lirinë e besimit” dhe ata argumentohen me fjalën e Tij, të Lartësuarit:
﴿لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ﴾
“Nuk ka detyrim në fe.” el-Bekarah, 265
A është e vërtetë kjo?
Përgjigje: Kjo është gënjeshtër për Allahun, të Plotfuqishmin dhe të Madhëruarin. Islami nuk ka ardhur për lirinë e besimit, por Islami ka ardhur që të ndalojë shirkun, kufrin dhe të luftojë mushrikët. Sikur të vinte me lirinë e besimit, atëherë njerëzit nuk do të kishin nevojë për të dërguar; nuk do të kishin nevojë për zbritjen e librave, nuk do të kishin nevojë për xhihad dhe luftë në rrugë të Allahut. Çdo njëri do ndiqte tekat e veta, çdo njëri do të ishte i lirë. Jo!
Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka thënë:
﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ﴾
“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë Mua.” edh-Dharijat, 56
Allahu nuk tha që çdo njëri të ndjekë epshet dhe tekat e tij. Por ka thënë: “Vetëm që të më adhurojnë Mua.”
I Lartësuari ka thënë:
﴿وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ كُلُّهُ لِلَّـهِ﴾
“Luftoni ata derisa të mos ketë fitne (shirk) dhe e gjithë feja të jetë për Allahun.” el-Enfal, 39
Pra, ai që refuzon të adhurojë Allahun, luftohet dhe nuk lihet, luftohet derisa t’i kthehet fesë apo të vritet. Islami nuk ka ardhur që t’u japë liri feve të pabesimtarëve dhe feve të shtrembëruara. Kjo është gënjeshtër për Allahun, të Pastrin nga çdo mangësi dhe të Lartësuarin. Përndryshe, përse Allahu çoi të dërguar, zbriti libra, ligjësoi xhihadin, i bëri obligim ligjet sheratike dhe ndëshkimet?
E bëri këtë me një qëllim: që t’i mbrojë njerëzit nga besimet e pavërteta dhe ideologjitë e shthurura, sepse ata janë robër të Allahut. Kështu që, ata e kanë patjetër që ta adhurojnë Allahun, të Vetmin i Cili nuk ka ortak, ose (nëse nuk hyjnë në Islam) të merret prej tyre tatimi i detyrueshëm (xhizja) të cilën e ka ligjëruar Allahu, i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari.
Kurse sa për fjalën e Tij:
﴿لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ﴾
“Nuk ka detyrim në fe.” el-Bekarah, 265
Ky ajet nuk do të thotë “liri e mendimit”, por kuptimi i tij është se nuk mundemi që dikë ta detyrojmë më forcë që ta pranojë fenë me zemrën e tij. Këtë gjë e bën vetëm Allahu.
﴿إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَهْدِي مَن يَشَاءُ﴾
“Ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu e udhëzon atë që do Ai.” El-Kasas, 56
Udhëzimi i zemrave është në Dorën e Allahu. Udhëzimi nuk bëhet me detyrim, porse bëhet me zgjedhje. Por ne bëjmë xhihad kundër qafirave dhe mushrikëve, Allahu na ka urdhëruar me këtë. Urdhërojmë për të mirë dhe ndalojmë të keqen, ua sqarojmë njerëzve të vërtetën, e nuk themi: “Nuk ka detyrim në fe!”
Ne nuk i detyrojmë njerëzit që të hyjnë në Islam, por ne ua sqarojmë atyre fenë dhe ai që e lë këtë fe, ne e ndëshkojmë atë. Por që ai të hyjë në fenë Islame me gjithë zemër, kjo është nën pushtetin e Allahut të cilën mund ta bëjë vetëm Allahu, i Dëliri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari.
Pra, kjo është domethënia e fjalës:
﴿لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ﴾
“Nuk ka detyrim në fe.” el-Bekarah, 265
Ky ajet është i ngjashëm me fjalën:
﴿إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَهْدِي مَن يَشَاءُ﴾
“Ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu e udhëzon atë që do Ai.” El-Kasas, 56
Ai që ka thënë: “Nuk ka detyrim në fe.” Po ashtu ka thënë:
﴿وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ كُلُّهُ لِلَّـهِ﴾
“Luftoni ata derisa të mos ketë fitne (shirk) dhe e gjithë feja të jetë për Allahun.” el-Enfal, 39
Pse e merr njërin ajet dhe e lë ajetin tjetër?
Përktheu: Jeton Shasivari