Bismilah...

Burimi: Sherh Rijaad es-Saalihiin, vëll.2/fq.356

 

Ne e kemi obligim që të paralajmërojmë kundër festave të qafirave, të mos kënaqemi me to dhe të ndërgjegjësojmë vëllezërit tanë të paditur e mendjelehtë që nuk lejohet t'u bashkohesh qafirave në festat e tyre, ngaqë kënaqësia me kufrin është rrezik që ta vulosë zemrën e robit me kufër, Allahu na ruajttë!

A kënaqesh ti me manifestimin e ritualeve të kufrit dhe me pjesëmarrjen tënde në to? Askush nga muslimanët nuk kënaqet me këtë. Për këtë arsye, ka thënë Ibën Kajjim el-Xheuzijjeh, Allahu e mëshiroftë, ndërkohë që ai është një nga nxënësit e dalluar të dijetarit të Islamit, Ibën Tejmijeh: "Me të vërtetë që, kush bashkohet me qafirat në festat e tyre dhe i uron ata për to, nëse ai nuk ka bërë kufër me këtë, atëherë padyshim që ai ka bërë një vepër harram."

Të vërtetën ka thënë, Allahu e mëshiroftë. Për këtë arsye, ne e kemi obligim që të paralajmërojmë vëllezërit tanë muslimanë kundër pjesëmarrjes me qafirat në festat e tyre, ngaqë pjesëmarrja me ta në festat e tyre apo urimi i tyre për to është njësoj sikur të thuash "Gëzuar Bajramin!" ose të thuash "Allahu ju gëzoftë me këtë Bajram!", apo si urime të tjera të ngjashme. E nuk ka dyshim se kjo do të thotë që po kënaqesh me ritualet e kufrit, Allahu na ruajttë!

 

Përktheu: Alban Malaj