Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed el-‘Uthejmin

Burimi: Kaseta nr.119, nga seria me titull “Likaa` Baab el-Meftuuh”

 

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, ndonjë prej njerëzve kur flet për Cilësitë dhe Veprat e Allahut, përdor gjatë fjalëve edhe shenja, dhe a i takon Allahut – Subhanehu ue Te’ala – ky veprim?

 

Përgjigje: Përdorimi i shenjave në lidhje me Cilësitë e Allahut, nëse bëhet para njerëzve të thjeshtë, atij nuk i lejohet që ta bëjë këtë gjë, sepse ata do kalojnë nga madhërimi me zemër në shëmbëllim, ngaqë njeriu i thjeshtë nuk bën dallim midis kësaj dhe asaj. Ama nëse i drejtohet nxënësve të dijes, dhe është diçka që ka ardhur në hadith, në këtë rast nuk ka problem, siç është hadithi i Ebu Hurejras për Fjalën e Allahut të Lartësuar:

 

﴿إِنَّ اللَّهَ كَانَ سَمِيعاً بَصِيراً﴾

“Me të vërtetë Allahu dëgjon dhe shikon gjithçka.” [en-Nisaa`, 58]

 

Ama nëse nuk ka ardhur argument për të, atëherë nuk lejohet, sepse për atë që s’ka ardhur argument ne s’e dimë se si është, prandaj nuk lejohet që të flasim për të.

 

Lexuesi: Si për shembull të thotë: “Zemrat janë mes dy gishtave prej gishtërinjve të Rrahmanit”, dhe ta bëjë me shenjë mes gishtave të tij.

 

Përgjigje: Kjo është haram, ngaqë ai nuk e di se si mund të jenë zemrat mes gishtërinjve të Rrahmanit, pastaj, ai nuk e di cilat gishta janë. Kështu që, kjo nuk lejohet assesi, qoftë para njerëzve të thjeshtë e qoftë para nxënësve të dijes. Por, ai duhet të thotë “midis gishtave të Rrahmanit” ashtu siç ka thënë i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj