Autor: Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.rabee.net/ar/
Pyetje: A hyn tek frika natyrale frika nga xhini apo jo?
Përgjigje: Nëse frika nga xhini është frikë e fshehtë dhe beson se xhini bën dobi dhe sjell dëm, atëherë hyn tek shirku.
وَأَنَّهُ كَانَ رِجَالٌ مِّنَ الْإِنسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٍ مِّنَ الْجِنِّ فَزَادُوهُمْ رَهَقًا ﴿٦﴾
“Në të vërtetë, ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga xhinët, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime.” El-Xhin, 6
Dhe në përgjithësi, frika nga xhini – dhe Allahu e di më së miri – hyn tek frika e adhurimit, ngase ai beson se ai sjell dobi dhe dëm, porse askush nuk e zotëron dëmin dhe dobinë përveç Allahut, as xhini e as njeriu.
واعلم أن الأمة لو اجتمعت على أن ينفعوك بشيء لم ينفعوك إلا بشيء قد كتبه الله لك ولو اجتمعوا على أن يضروك بشيء لم يضروك إلا بشيء قد كتبه الله عليك
“Dhe dije se sikur gjithë umeti të mblidhet të të bëjnë mirë, nuk kanë për të të bërë veçse atë të mirë që ta ka shkruajtur Allahu; dhe sikur të mblidhen për të të bërë keq nuk kanë për të bërë veçse atë të keqe që ta ka shkruajtur Allahu.”
Siç ka thënë ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Dhe besimtari i vërtetë i frikësohet vetëm Allahut – Azze ue Xhel-le –:
إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ الشَّيْطَانُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَاءَهُ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ﴿١٧٥﴾
“Dhe mos iu frikësoni atyre, por frikësomuni Mua nëse jeni besimtarë.”Ali-Imran, 175
Domethënë (kihet për qëllim) frika e fshehtë, frika e adhurimit. Ndërsa, frika nga gjarpri, luani, nga një njeri i prishur që mund të të sulmojë dhe nuk mundesh që ta mposhtësh, kjo është frikë natyrale e cila nuk prish punë, kjo nuk prish punë – in sha Allah – dhe nuk e cënon akiden, por zakonisht frika nga xhini, është frikë e bazuar mbi akide të prishura.
I Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – të ka dhënë armë dhe të ka mësuar: lexo ajetin el-Kursij, lexo mu'auidhatet (suren en-Nas dhe el-Felek sh.p), mbroje veten (duke i kënduar vetes Kuran, dua dhe dhikr sh.p). Përmendja e Allahut – Azze ue Xhel-le – të mbron prej tyre, përdori mjetet të cilat të mbrojnë prej tyre dhe prej çdo lloji tjetër të dëmit si: nëpërkat, gjarpërinjtë, akrepat e të tjerë.
أعوذ بكلمات الله التامات من شرّ ما خلق
“Eudhubi-kelimatil-lahi et-tammaatimin sherri maakhalaka.”
[Kërkoj mbrojtje me Fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar.]
Nëse e thua këtë, nuk të vjen as xhin, as gjarpër e as ndonjë gjë tjetër, nuk të dëmton gjë. Dhe kjo bëhet me sinqeritet dhe vërtetësi – Allahu u bekoftë.
Përktheu: Umm 'Akil