Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: el-Kaulul Mufid ‘ala Kitabi Teuhid, fq. 124, botimi i tretë i “Dar Ibnul Xheuzij”

 

 

Vërejtje:

Kohët e fundit, ka dalë në shitje një hallkë bakri, për të cilën thonë se është e dobishme kundër reumatizmit. Njerëzit pretendojnë se ai që ka reumatizëm, nëse e vendos në krah, i bën mirë dhe e ndihmon. Nuk e di a është e saktë kjo apo jo, por, në parim, kjo nuk është e vërtetë, sepse nuk kemi argument sheriatik apo shkencor që e vërteton këtë. Kjo hallkë nuk ndikon në trupin e njeriut, sepse nuk përmban ndonjë lëndë, në mënyrë që të themi se trupi e thith atë dhe përfiton prej saj.

Në parim, kjo hallkë për reumatizëm, është e ndaluar, derisa të vërtetohet me argument të saktë, të shkoqitur dhe të qartë se kjo hallkë ka lidhje të drejtpërdrejtë me reumatizmin, që të ketë dobi prej saj.

 

Përktheu: Jeton Shasivari