Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Lexuesi: “(Çështja) e pestë: Afërsia e Xhenetit dhe Xhehenemit (me njeriun).”
Komenti i Shejkh Feuzanit:
“Po, Xhenneti dhe Xhehenemi janë afër. Nuk të ndan ty nga Xhenneti dhe Xhehenemi vetëm se vdekja jote! Vetëm vdekja jote! Pra, ose je nga njerëzit e Xhennetit, ose je nga njerëzit e Xhehenemit. Dhe ti nuk e di se në cilin çast do të të vijë vdekja. Dhe për këtë arsye ka ardhur në hadith :
الْجَنَّةُ أَقْرَبُ إِلَى أَحَدِكُمْ مِنْ شِرَاكِ نَعْلِهِ، وَالنَّارُ مِثْلُ ذَلِكَ
“Xhenneti është më afër ndonjërit prej jush sesa është lidhësja e këpucëve të tij, po kështu është dhe Xhehenemi.” [Sahih el-Buhari, nr. 6488]
(Kështu që) mos thuaj: “Unë jam i ri, unë jam i fuqishëm për moshën time.”
Ti nuk e di se kur do vdesësh. Nëse vdes, atëherë ti ose do të jesh në Xhennet, për shkak se ai Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
مَنْ مَاتَ وَهْوَ يَدْعُو مِنْ دُونِ اللَّهِ نِدًّا دَخَلَ النَّارَ.
مَنْ مَاتَ وَهْوَ لاَ يَدْعُو لِلَّهِ نِدًّا دَخَلَ الْجَنَّةَ.
“Kushdo që vdes duke i shoqëruar diçka Allahut në adhurim do të hyjë në Zjarr. Dhe kushdo që vdes pa i shoqëruar gjë Allahut në adhurim do të hyjë në Xhennet.” [Sahih el Bukhari, nr. 4497]
Pra, ai (Pejgamberi) e lidhi këtë çështje me vdekjen. Vdekja është afër, Xhenneti është afër, dhe Xhehenemi është afër! Po.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Servet Mata