Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Njeriu argumentohet me gjurmët për të treguar për gjurmëlënësin. Për këtë arsye një proverb thotë:
“Bajga vërteton për ekzistencën e devesë...”
Kjo është përgjigja e beduinit arab kur u pyet: “Si e njohe Zotin Tënd?” Ai tha: “Kështu në mënyrë spontane.”
“Bajga vërteton për ekzistencën e devesë,” e zgjodhi këtë ngase ai ishte beduin dhe nuk di tjetër përveç devesë.
“Bajga vërteton për ekzistencën e devesë dhe gjurma tregon për këmbësorin...”
Apo jo? Nëse shikon gjurmë e këmbës në tokë, nxjerr konkluzion se dikush ka ecur në të.
“Qielli me plotë yje, toka me plotë lugina dhe detrat me gjithë ato dallgë, a nuk vërtetojnë këto për Shikuesin, Dëgjuesin (Allahun)?”
Përgjigja është: S’ka dyshim se po. Ky beduin u argumentua me shenjat e universit për të treguar ekzistencën dhe fuqinë e Allahut.
Përktheu: Abdullah Beqiri
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org